Kulturë

Hafizët egjiptian dhe iranian fituan dy vendet e para të Garave të 5-ta Ndërkombëtare Kur’anore për Studentët Muslimanë në Teheran

Hafiz Muhammed Mexhid dhe Hafiz Muhammed Nijazi fituan dy vendet e para në Garat Ndërkombëtare Kur’anore
Hafiz Muhammed Mexhid dhe Hafiz Muhammed Nijazi fituan dy vendet e para në Garat Ndërkombëtare Kur’anore

Garat e 5-ta Ndërkombëtare Kur’anore për Studentët Muslimanë që përfunduan të dielën në Teheran, ku përfaqësuesit e Egjiptit dhe Iranit janë fituesit e vendeve të para në këndimin e Kur’anit dhe mësimin përmendësh të Kur’anit.

  

Juria e Garave Kur’anore zgjodhi Muhammed Abdul Aziz Nijazi, përfaqësues i Egjiptit në vendin e parë në kategorinë e mësimit përmendësh. Përfaqësuesi i Iranit, Muhammad Xhevad Muhammedi Mexhid zuri vendin e dytë, ndërsa Mahmud el-Kufri nga Libani fitoi vendin e tretë.

    

Në kategorinë e këndimit të Kur’anit, Vahid Khazaei zuri vendin e parë, ndërsa kënduesit e Kur’anit nga Egjipti dhe Iraku kaluan në vendin e dytë dhe të tretë, respektivisht.

    

Edicioni i 5-të i Veprimtarisë Kur'anor Ndërkombëtar u zhvillua me pjesëmarrjen e 66 hafizëve të Kur'anit dhe kënduesve të Kur’anit nga  47-të vende.

   

Këto gara madhështore kur’anore të studentëve të Botës Islame  u zhvilluan gjatë katër ditëve në Kullën Milad, në Teheran, Iran.