Dyfishohen vetëvrasjet në mesin e ushtarëve izraelitë gjatë vitit 2014
Numri i ushtarëve izraelitë që kanë bërë vetëvrasje gjatë vitit 2014 është dyfishuar, të dhënat e fundit janë publikuar të premten nga forcat izraelite.
Numri i ushtarëve izraelitë që kanë bërë vetëvrasje gjatë vitit 2014 është 15-të, pakëz më shumë se dyfishi i numrit të vetëvrasjeve nga viti 2013.
Megjithatë, burimet ushtarake këmbëngulin se lufta në Rripin e Gazës të rrethuar nuk kontribuoi me numrin më të lartë të vetëvrasjeve.
Ne nuk kemi vërejtur ndonjë lidhje mes rasteve të vetëvrasjeve dhe të operacioneve ushtrake, tha një zyrtar i lartë i Drejtorisë së Personelit për Mediat Izraelite. Zyra e Drejtorisë tha se ushtria është duke bërë të gjitha përpjekjet sa ka mundësi për të parandaluar rastet e vetëvrasjeve.
Drejtoria e Personelit të Ushtrisë raportoi se 105 u ushtarë u vranë gjatë ”aktiviteteve operative” gjatë vitit 2014. Prej tyre, 70-të ushtarë u vranë gjatë ”veprimtarisë operative”. Kurse, 63 ushtarë u vranë gjatë ofensivës së fundit izraelite në Gaza.
Trembëdhjetë ushtarë vdiqën në aksidentet e trafikut civil dhe shtatë të tjerë vdiqën si pasojë e sëmundjeve të ndryshme, thuhet në raport.
Të enjten në mëngjes, gazeta e përditshme izraelite Haaretz njoftoi se katër nga ushtarë të cilët bënë vetëvrasje kishin marrë pjesë në luftën e Gazës.
Rritja e rasteve të vetëvrasjeve e ka shtyrë ushtrinë izraelite për të studiuar ndikimin e luftës së Gazës mbi ushtarët të cilët morën pjesë në të.
Është e vërtetë, tre ushtarë izraelitë bënë vetëvrasje pas operacionit ushtarak, kjo është e rëndësishme, e citon gazeta e përditshme kolonelin Keren Ginat, shefin e shëndetit mendor të ushtrisë izraelite, të thoshte.
Ushtria izraelite filloi sulme ajrore në Gaza në fillim të muajit korrik 2014 dhe më vonë e zgjeroi fushatën e saj ushtarake me një pushtim tokësorë të Rripit të Gazës. Mbi 2.130 palestinezë, duke përfshirë rreth 570 fëmijë, kanë humbur jetën dhe rreth 11.000 banorë të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite.
Shumica në Izrael besojnë se regjimi nuk ka arritur të shënojë një fitore të qartë në këtë ofensivë.