Imamët francezë predikojnë kundër dhunës
Grupet kryesore islamike, imamët dhe dijetarët e Francës në hytbet e tyre ditën e xhuma, predikuan kundër dhunës dhe terrorizmit, dënuan sulmin në Charlie Hebdo dhe mbrojnë natyrën e vërtetë paqësore të besimit të tyre.
Në 2.400 xhami në të gjithë Francën, imamët do të dënojnë fuqishëm sa më shumë të jetë e mundur dhunën dhe terrorizmin, kudo që ai fillon, tha për Le Figaro Dalil Boubakeur, rektor i Xhamisë së Madhe në Paris.
Muslimanët do të vijnë së bashku në mënyrë dinjitoze dhe të heshtur në kujtim të bashkatdhetarëve tanë, viktima të terrorizmit .
Ata, gjithashtu, duhet të bashkohen masivisht në ngjarjet e ndryshme kombëtare për të afirmuar dëshirën e tyre për të jetuar së bashku në paqe në pajtim me vlerat e Republikës, tha Boubakeur, i cili është edhe kryetar i Këshillit Francez të Besimit Islam (CFCM).
Thirrjet e tij pasuan një takim nga grupet kryesore Islamike të Francës që u bëri thirrje muslimanëve në të gjithë Francën të enjten për të dënuar sulmin e armatosur në Charlie Hebdo.
Duke parë sulmin në Charlie Hebdo si një tradhti e besimit Islam, liderë nga vende dhe organizata muslimane janë kanë bashkuar në të gjithë botën për të dënuar sulmin, duke thënë se sulmuesit nuk kanë të bëjnë Islamin.
Së bashku me lutjet e ditës së xhuma, udhëheqësit musliman sugjeruan në shenjë respekti heshtje nëpër Francë.
Grupet u bënë thirrje qytetarëve muslimanë të Francës për të mbajtur një minutë heshtje sot në mesditë , së bashku me pjesën tjetër të kombit, në kujtim të viktimave të terrorizmit.
Apeli – i lëshuar nga xhematet muslimane nga e gjithë Franca, gjithashtu, imamët nëpër xhami ditën e xhuma bënë thirrje për të dënuar dhunën dhe terrorizmin në mënyrën maksimale.
Qytetarët muslimanë u ftuan, gjithashtu, për t'u bashkuar në numër sa më ta madh të dielën “ një ditë kombëtare e solidaritetit ku demonstruesit pritet të dalin në rrugët e qyteteve anembanë Francës.
Sulmi i përgjakshëm në Charlie Hebdo i ka frikësuar muslimanët francezë sepse do të përballen me më shumë izolim si pasojë e Islamofobisë.
Disa sulme janë raportuar të mërkurën dhe të enjten në xhamitë muslimane dhe të pronave të tyre në të gjithë Francën.
Thirrja Vëllazërore
Në tubimi natës së mërkurë në Elyse, udhëheqësit muslimanë të Francës mbajtën një minutë heshtje përpara fillimit të një thirrje të jashtëzakonshme “Vëllezërore”.
Ne, udhëheqësit e besimit në Francë, ne duam të ju ftojmë në miqësi, vëllezëri. Ne ftojmë ndërgjegjen dhe angazhimin e të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Ne i bëjmë thirrje të gjithë të bashkohen në këtë frymë të vëllazërisë në tubimin e së dieles dhe zisë kombëtare, sipas njoftimit të gazetës Le Figaro.
Ata arritën në përfundimin nga ky apel tipik republikan:
“Ne jemi të bashkuar në mbrojtje të vlerave republikane, lirisë, barazisë, vëllezërisë, dhe në veçanti në mbrojtjen e lirisë së shprehjes.
Ne jemi të angazhuar për të vazhduar me vrull, dialogun dhe vëllezërinë.”
Franca është vendi ku jeton një pakicë muslimane prej gjashtë milionë banorësh, më e madhja në Evropë.
Muslimanët francezë janë ankuar për kufizimin e detyrave të tyre fetare.
Gjatë dekadës së fundit, Franca ka miratuar një numër të ligjeve të diskutueshme që kufizojnë mbajtjen e simboleve fetare në vende publike.
Në vitin 2004, Franca ndaloi për muslimanet hixhabin, një kod i detyrueshëm i veshjes, në vende publike. Disa vende evropiane e kanë ndjekur shembullin francez.
Franca, gjithashtu, e ka ndaluar perçen në publik që në vitin 2011.
Një sondazh i kohëve të fundit nga IFOP zbuloi se gati gjysma e qytetarëve francezë i shohin muslimanët si kërcënim për identitetin e tyre kombëtar.
Burimi: IQNA News