Amerike

Muslimanët kërkojnë njohuri në Kongresin Islam në Toronto

Mijëra muslimanë nga e gjithë bota përcjellin Kongresin Islam  në Toronto
Mijëra muslimanë nga e gjithë bota përcjellin Kongresin Islam në Toronto

Në Amerikën e Veriur, Organizata Islamike Ringjallja e Frymës  Islame mbajti Kongresin për vitin 2014, ku u tubuan mijëra muslimanë nga mbarë bota, që u zhvillua në Qendrën e Metrol të Torontos, Kanada  dhe përfundojë  më 28 dhjetor 2014.

   

Me mijëra njerëz u tubuan në qendër, gjithashtu morën pjesë shumë fondacione muslimane, shoqata dhe kompani  nga kultura të ndryshme muslimane. Nga Mauritania ishte Abdulla bin Bajah, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  Sejjid Husejn Nasr, bija e Malcolm X-it,   Muhammed Ninowy, Munir El-Kasim, Hamza Jusuf dhe Zahir Mahmud nga Britania e Madhe, si dhe artistë të njohur, duke përfshirë Sami Jusuf-in, i cili për të pranishmit dha një koncert në ditën e fundit. 

   

Salla e Qendrës Metro ishte e hapur për vizitorët nga orët e hershme të mëngjesit deri në orët e vona, me konferenca gjatë gjithë ditës. Për ta bërë më të lehtë për vizitorët, është siguruar edhe kujdesi për fëmijët. Për të plotësuar nevojat ushqimore, një kuzhinë është siguruar duke përgatitur ushqime të ndryshme për çdo kulturë, traditë.

    

Për kohët e faljes së namazeve ditore ishte në dispozicion mesxhidi, ku ditën e xhuma u mblodhën për të falur namazin e xhumasë. Një treg i hapur ishte në hapësirën e ekspozitës, për shitjen e librave.

    

Drejtori kongresit, Sumajjah Punah tha se Organizata Islamike Ringjallja e Frymës  Islame  ka filluar për herë të parë veprimtarinë pas sulmeve të 11-të shtatorit, me një grup studentësh të rinjë dhe ka thënë se ajo është rritur në mënyrë të konsiderueshme në 13-të vitet e fundit, dhe se Vitin e kaluar kemi pasur 20.000 vizitorë dhe ne presin që numri të  rritet këtë vit .

   

Pika tjetër kryesore e veprimtarisë është shërbimi i martesave islame  që i ka shërbyer myslimanëve në 10-të vitet e fundit. Program i Asistencës Matrimoniale Islamike), ( IMAPP), drejtor i këtij programi  është Muhammed Zajnul, ai tha se në dhjetë vitet e fundit mijëra muslimanë përmes këtij shërbimi janë martuar në mënyrën e përshtatshme islame.

  

Ne ofrojmë këtë shërbim krejtësisht në baza vullnetare. Për dy muslimanë që do bashkohen dhe të kenë një familje të lumtur është e mjaftueshme për ne .

Burimi: News Desk