Egjipti ndalon filmin Sionist Eksodi
Një ditë pasi Maroku ndaloi filmin, Egjipti thotë se është plot me gabime, duke përfshirë pretendimin e dukshëm se 'Moisiu dhe çifutët ndërtuar piramidat.'
Egjipti ka ndaluar filmin e Hollivudit - Epikën Biblike Exodus: Zotat dhe Mbretërit, duke cituar pasaktësi historike, tha ministri i kulturës të premten.Vendimi erdhi një ditë pas një veprimi të ngjashëm nga Maroku.
Filmi, me regji të Ridley Scott-it, që paraqet Moisiun si ndihmoi skllevërit, të bijtë e Izraelit të ikin nga persekutimet në Egjipt nën Ramses-in, Faraonin, duke e ndarë Detin e Kuq për të, që ta kalojnë në mënyrë të sigurtë. Ministri egjiptian i kulturës, Gaber Asfour, tha se filmi është plot me gabime, duke përfshirë një pretendim të dukshëm se Moisiu dhe hebrenjtë ndërtuan piramidat.
Kjo krejtësisht kundërshton faktet e provuara historike, tha Asfour.
Është një film sionist, tha ai. Kjo i jep një pamje sioniste historisë dhe ka pasaktësi historike dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur për të ndaluar atë.
Ndalimi u vendos nga një komision i përbërë nga kreu i këshillit të lartë për kulturën, Muhammed Afifi, kreu i komitetit të censurës dhe dy profesorë të historisë, tha Ministri Egjiptian i Kulturës, GaberAsfour.
Afifi tha se ai e mori çështjen e skenës që paraqet kalimin përmes Detit të Kuq, në të cilin Moisiu - një profet të nderuar njësoj si nga hebrenjtë, të krishterët dhe muslimanët, është parë duke mbajtur një shpatë si një luftëtar, në vend të një të shkopi. Për më tepër, tha ai, se hapja e Detit të Kuq, u shpjegua në film si një fenomen i baticës në vend se një mrekulli hyjnore.
Maroku e ka ndaluar, gjithashtu, filmin, pavarësisht nga ajo që ka qenë i miratuar nga Qendra e Kinemasë Marokiane, raportoi media të enjten, duke cituar menaxherët e filmit.
“Ata telefonuan dhe kërcënuan se do ta mbyllin filmin nëse nuk e ndalojnë shfaqjen, ” tha Belkady.
Në muajin mars, Al-Azhari , Institucioni më i ë i Lartë Islamik i Egjiptit, e ndaloi shfaqjen e Noeut, (Nuhut). Filmi shkaktoi polemika në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku disa institucione të krishtera kritikuan portretizimin jo të vërtetë të Nuhut nga Crowe.
Eksodi ka ndezur edhe komente jo të mira dhe të ashpëra nga disa grupe të krishtera.
Egjipti ka censuruar edhe filma të tjerë, duke përfshirë edhe filmin Kodi i Da Vinçit, pas protestave nga Kisha Ortodokse Kopte.
Burimi: The Guardian