OKB: Turqia rruga kryesore për armët e terroristëve në Irak, Siri
OKB thotë se Turqia është duke u përdorur si një rrugë kryesore për kontrabandimin e armëve për grupet terroriste që veprojnë në Irak dhe Siri.
Grupet militante të tilla si ISIL-i dhe Fronti el-Nusra, degë të al-Kaides në Irak dhe Siri kanë marrë armë dhe pajisje të kontrabanduara kryesisht nga rrugët që kalojnë nëpër Turqi, sipas një njoftimi publikuar të martën nga Përkrahja Analitike dhe Implementimi i Sanksioneve i Ekipit Monitorues.
Ata kanë konfiskuan edhe disa nga armët e tyre nga forcat e armatosura të Irakut, ose (në një masë më të vogël) nga Republika Arabe e Sirisë, shtoi raporti.
Zyrtarë të lartë irakianë dhe sirianë e kanë kritikuar në mënyrë të përsëritur Turqinë për lidhjet me militantët, përfshirë përfshirjen e Turqisë në blerjen e naftës nga ISIL-i dhe Fronti al-Nusra.
Militantët e ISIL-it kontrollojnë një numër të fushave të naftës në Siri dhe Irak dhe ata e kontrabandojnë këtë naftë nëpër rrugët tokësore përmes kamionëve, përmes ndërmjetësve për në Turqi ose në drejtim të vendeve të tjera, tha Ministri i Financave i Irakut, Hoshjar Zebari për kanalin e lajmeve të Al-Jazeera me 12 dhjetor 2014.
Gjermania kohët e fundit e ka kritikuar Turqinë për përkrahjen e saj për militantët tekfiristë të ISIL-it.
NATO duhet të detyrojë Turqinë që të ndalë mbështetjen e saj të padeklaruar për militantët e ISIL-it, tha Claudia Roth, zëvendëse kryetare e parlamentit gjerman, në një intervistë të fundit me gazetën kurde Rudaw.
Gjermania duhet të bëjë presion mbi Turqinë për të ndryshuar kursin dhe të rivlerësojë politikën saj. Ajo duhet, gjithashtu, pyes anëtarët e NATO-s për të bërë të njëjtën gjë , deklaroi Roth.
Turqia ka lejuar edhe armët për t’u transportuar në Siri përmes territorit e kufijve të saj. Gjithashtu se ISIS-i (ISIL-i) ka qenë në gjendje për të shitur naftën nëpërmjet Turqisë, kjo është e jashtëzakonshme, vuri në dukje deputetja gjermane.
Raportet thonë se disa ekstremistë janë të gatshëm për t'u bashkuar me militantët e ISIL-it për të kaluar kufirin turk për në Siri me kamionë që i përkasin Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Organizatave të tjera joqeveritare.
Kjo vjen siç tha e përditshmja turke Ajdinlik, në një raport të fundit, se terroristët e ISIL-it kanë hapur një konsullatë në rrethin e Çankaja-s të kryeqytetit të Turqisë, Ankara.
Militantët, siç kanë thënë, veprojnë lirisht brenda Turqisë pa problem.