Bosna Hersek

Muslimanët boshnjakë në Sarajevë hynë në vitin 2015 me këndime të Kur'anit

Në Sarajevë, kryeqyteti i Bosnjës dhe Hercegovinës, një recital Kur'ani është mbajtur si pjesë tradicionale  e Odës së Pejgamberit.

   

Kuvendi i Bashkësisë Islame organizoi një recital të Kur'anit në Xhaminë e Çekrekci Muslihudin dhe për këtë manifestim pati një interesim të madh nga komuniteti musliman në Sarajevë.

  

Myezini i Xhamisë, Bilal Efendiç tha se çdo vit një natë me recital Kur'ani është organizuar për natën e fundit të vitit dhe se të rinjtë u mblodhën në xhami për këtë rast.

  

Myezini Bilal Efendic tha se gjatë këtij manifestimi 30 të rinjë të cilët janë të gjithë hafizë, e dinë Kur’anin përmendësh, kënduan Kur’an natën deri vonë. Si pjesë e kësaj veprimtarije, u kënduan edhe shumë ilahi.

   

Programi i kësaj nate, që organizohet për çdo vit, filloi me një ceremoni në Xhaminë e Bashçarshisë. Programet e Mevludit, ku këndohen ilahi, himne, poezi, për nder të Pejgamberit, Muhammedit dhe koncerte me këngë Islame janë pjesë e programit, i cili do të vazhdojë deri e 23 janar 2015. 

Burimi: World Buletin