İran

Kur’ani i Shenjtë tregon rrugën e udhëzimit, përparimit, zhvillimit...

Kryetari i Iranit, Hassan Rouhani tha se Kur’ani i Shenjtë tregon rrugën e udhëzimit, përparimit, zhvillimit, civilizimit, vëllazërisë dhe të bashkimit.

   

Kryetari i tha këto fjalë të enjten, më 1 janar 2015, në ceremoninë e hapjes së Garave të Pesta Ndërkombëtare të Kur'anit të Shenjtë për Studentët Muslimanë.

    

Ai përshëndeti fillimin e garave që përkon me përvjetorin e Imamatit të Imam Zamanit (Allahu e shpejtoftë ardhjen e tij të lumtur) dhe fillimin e Vitit të Ri sipas Kalendarit Gregorian.

    

Kryetari, Hassan Rouhani, më tej nënvizoi lidhjen e ngushtë me Kur’anin, veçanërisht në mesin e të rinjve, akademikëve dhe studentëve  të universiteteve.

   

Dr. Hassan Ruhani shtoi se krahas Kur’anit të tjerë faktorë bashkues të muslimanëve janë edhe namazi, agjërimi, zeqati, xhihadi, (përpjekja), këshillimi për mirë dhe largimi nga e keqja. Ai theksoi se prapambetja dhe largimi nga përparimi është pasojë e largimit nga Kur’ani i Shenjtë dhe shtoi se ky Libër Hyjnor është udhërrëfyes drejt përparimit, qytetërimit, vëllazërisë, vetëbesimit dhe bashkimit të muslimanëve.      Kryetari i Republikës Islamike të Iranit tha se Kur'ani i Shenjtë ka hapur rrugën për njerëzimin, rrugën e mendimit dhe përparimit dhe është burim i mëshirës, begatisë dhe dritës për të gjithë njerëzimin.

   

Shefi ekzekutiv iranian gjithashtu ka thënë se Kur'ani është libri i vetëm Hyjnor që ka mbetur origjinal dhe është një burim i bekimeve jo vetëm për muslimanët, por për njerëzit e të gjithë botës.

   

Garat  e Pesta Ndërkombëtare të Kur’anit për Studentët Muslimanë filluan në Kullën Milad të Teheranit sot dhe do të vazhdojë për katër ditë me radhë.

   

Përfaqësuesit e 47 vendeve do të konkurojnë në dy kategori, në kategorinë e këndimit të Kur'anit dhe të mësimit përmendësh të tërë Kur'anit.

   

Ceremonia e hapjes u ndoq nga zyrtarë iranianë kulturorë, fetarë, politikë dhe ambasadorë të disa vendeve të Iranit dhe garues dhe anëtarë të panelit të jurisë së garave.