İran

Irani porosit Arabinë Saudite për çmimin e naftës

Çmimet e naftës botërore, në rast se vazhdojnë të bien, do të mund të dëmtojnë vendet përgjatë Lindjes së Afërt, në rast se Arabia Saudite, eksportuesi më i madh botëror i naftës së papërpunuar, nuk ndërmerr hapat e duhura me të cilin do të rritej çmimi i naftës, ka thënë zëvendësministri i punëve të jashtme të Iranit Husein Amir Abdullahian.

 

Ai përshkroi se mosveprimi i Arabisë Saudite në çështjen e ndaljes së rrënjës së çmimit të naftës është gabimi strategjik, dhe se edhe më tej shpreson se mbretëria saudite do të veprojë në mënyrë përkatëse. Çmimi i naftës në tregun botëror të mërkurën ka shënuar minimumin më të madh në pesë vitet e fundit, kjo ka ndodh si pasojë e vendimit të Arabisë Saudite që të mbajë prodhimin e naftës në nivel të njëjtë përkundër kërkesës së zvogëluar në tregun botëror. Anëtarët e OPEC-ut, në të cilin Arabia Saudite është lojtari më i madh, sikur Venezuela dhe Irani, janë të zëshëm në kërkesën që të zvogëlohet prodhimtaria dhe të mos lejohet rrënja e mëtutjeshme të çmimit të naftës.”Ekzistojnë disa arsye për shkak që çmimi i naftës është në rënie, por Arabia Saudite mund të ndërmerr hapa e cila do të kishte rol të rëndësishëm në ndalimin e këtij procesi”, ka thënë Abdullahiani.” Në rast se Arabia Saudite nuk ndihmon në ndaljen e rënies së çmimit të naftës, ky do të ishte gabimi serioz e cila negativisht do të reflektohet në sistemet ekonomike të të gjitha vendeve në rajon”, ka shtuar Abdullahian. Nga komentet e t’ia theksohen dukshëm dallimet thelbësore në mes republikës shiite dhe mbretërisë sunite, të cilët gjenden në luftë për superioret dhe ndikim të tyre në rajon.

 

Abdullahian ka cek se Irani do të nis bisedimet shtesë me Arabinë Saudite rreth çmimit të naftës, përmes përfaqësuesve në OPEC, si dhe nëpërmjet kanaleve të ministrive të punëve të jashtme. Në bisedë me gazetarin e Rojtersit nuk janë cekur datat e sakta të fillimit të këtyre bisedimeve. Të përkujtojmë se Arabia Saudite muajin e kaluar ka marrë qëndrim se nuk do të zvogëlojë prodhimin e naftës përkundër anëtarëve tjerë të OPEC-ut që  do të bëjnë atë. Kryetari iranian Hasan Ruhani ka thënë në dhjetor se refuzimi i Arabisë Saudite për kontrollin e çmimit të naftës do të konfirmojë teorinë e komplotit kundër interesave të rajonit të Lindjes së Afërt.

 

“Irani dhe shtetasit e rajonit nuk do të harrojnë komplotet e tilla, me fjalë tjera tradhtinë kundër interesave të botës myslimane”, ka thënë kryetari iranian Hasan Ruhani.

 

Zëvendësministri iranian i punëve të jashtme ka kritikuar angazhimin ushtarak saudit në Bahrejnin fqinjë nga viti 2011 kur kanë filluar protestat e popullsisë shumice shiite kundër pakicës sunduese sunite.”Mbajtja e udhëheqësit opozitar shiit Sheik Ali Salmanit, në burg mund të ketë pasoja serioze për pushtetarët e atjeshëm”, ka thënë Abdullahiani.

 

Bahrejni është vend i gjirit Persik, i orientuar properëndimor, në të cilin lufta për ndikimin e Arabisë Saudite dhe Iranit është e dukshme, gjersa Riadi dhe Teherani e akuzojnë njëri tjetrin për përzierjen në punët e brendshme të Bahrejnit. Abdullahiani ka refuzuar përpjekjet amerikane në luftërat kundër shtetit islamik, i ka përshkruar si mashtrim me të cilin do të përforcohet ndikimi politik amerikan në rajon.

 

“ Në realitet SHBA-të nuk veprojnë për të eliminuar shtetin islamik, por vetëm për ta mbajtur nën kontroll”, ka thënë ai.

 

“Në teren, në të cilët SHBA-të do të duhej të ndërmerrnin aksionet serioze, nuk shihen pasojat e këtij veprimi. SHBA-të nuk po ndërmarrin diç të rëndësishme për të dobësuar apo shkatërruar shtetin islamik. Një ditë i mbështesin, gjersa ditën tjetër angazhohen kundër terroristëve”, ka thënë Abdullahiani, duke akuzuar Washingtonin për udhëheqje të politikës së vet kontradiktore.

 

Irani ka dërguar komandantët e Gardës Revolucionare në Bagdad dhe Damask për të ndihmuar shiitët dhe alevitët e atjeshëm në luftë kundër shtetit islamik dhe organizatave tjera sunite militare. Abdullahiani ka refuzuar akuzat të cilët flasin se Irani ka kryer sulme ajrore në hapësirat e Irakut.

 

Abdullahiani ka konfirmuar  preferencën iraniane ndaj kryetarit sirian Asad, duke thënë se kryetari sirian do të duhet të përfshihet në çfarëdo tranzicioni politik me të cilin do të përfundohet konflikti gati katërvjeçar.

 

Ka kritikuar edhe qarkun e ri të sanksioneve amerikane kundër individëve iranian dhe rajoneve dhe ka paralajmëruar se ato nuk do të reflektohen mire në bisedimet në mes fuqive botërore dhe Iranit rreth programit iranian nuklear.

 

“SHBA-të duhet të dinë se me hapat e tilla në vete do të qesin përgjegjësinë shtesë në rast të rënies së bisedimeve. Në rast se pala tjetër është e drejtë  atëherë mund të presim që me bisedime mund të arrihet gjer te caku i dëshiruar”, ka përfunduar ai.