İslamofobe

Sulmohet një xhami në Suedi, pesë të plagosur

Tymi nga pjesa e brendshme një xhamie të shkatërruar, ndërsa zjarrfikësit po kryejnë detyrën e tyre, pas sulmit në xhami. (AFP)
Tymi nga pjesa e brendshme një xhamie të shkatërruar, ndërsa zjarrfikësit po kryejnë detyrën e tyre, pas sulmit në xhami. (AFP)

Një zjarrvënës i vuri zjarrin një xhamie në Suedi, të enjten, duke plagosur pesë persona, tha policia, ndërsa vendi përballet me një krizë politike të shkaktuar nga rritja e së djathtës ekstreme.

  

Dikush hodhi një objekt përmes një dritare të mbyllur dhe më pas një zjarr filloi brenda, tha zëdhënësi i policisë, Lars Franzell, për Agjencinë AFP.

  

Ka qenë rreth 15 deri 20 njerëz brenda xhamisë.

  

Refugjatë-miqësorë suedezë u zgjuan me realitetin e një pejsazhi të ri politik në fillim të dhjetorit, kur Demokratët Suedezë  anti-emigracion rrëxuan qeverinë duke refuzuar të mbështesin propozimin e buxhetit të saj në parlament. 

    

Xhamia ishte në katin e parë të një ndërtese në qytetin e Eskilstuna, rreth 90 kilometra në perëndim të Stokholmit.

   

Sipas policisë, zjarri ka filluar në fillim të pasdites.

  

Policia tha se ata ishin duke hetuar incidentin, një zjarrvënies e  rëndë, por nuk ka ende ndonjë të dyshuar.

   

Pesë të plagosurit u dërguan në spital për t'u trajtuar nga lëndimet, nga tymi dhe thyerjet.

    

Ka pasur një intensifikim të urrejtjes kundër muslimanëve, tha kreu i Shoqatës Islamike të Suedisë, Omar Mustafa, për Radio Publike SR, të enjten.

    

Në janar persona të panjohur vizatuan kryqa të thyer të zinj, simbole naziste,  në derën e përparme të një xhamie Stokholm dhe në dhjetor të vitit të kaluar neo-nazistët sulmuan një protestë paqësore anti-raciste në periferi të Stokholmit, duke ju shkaktuar plagë tre protestuesve paqësorë, të cilët u dërguan në spital për mjekim.