Real Madridi krijon Shkollën e Futbollit në Marok
Real Madridi njoftoi krijimin e një shkolle të re të futbollit në qytetin Muhammedia në partneritet me rafinuesin e naftës, La Samir dhe Fondacionin Mustafa Bakkoury Fatima.
Kryetari i klubit spanjoll, Florentino Perez dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Marokiane të Origjinalitetit dhe Modernitetit (PAM), Mustafa Bakkoury, përuroi të hënën në Muhammedia një shkollë të re të futbollit për të rinjtë e varfur.
Krijuar sipas modelit të Real Madridit, shkolla e re e futbollit do të financohet dhe menaxhohet nga Fondacioni Fatima me mbështetjen e rafinuesit të naftës, La Samir.
Kjo shkollë është një projekt social për të trajnuar të rinjtë dhe për të përmirësuar kushtet e tyre sociale, citohet të ketë thënë La Samir, sipas Kryetarit, Xhemal Baamer.
Kjo iniciativë është e para në rajonin Muhammedia-Kasablanca, ku institucione të tjera do të krijohen së shpejti, shtoi ai.
Nga ana e tij, kryetari i Real Madridit shprehu admirimin e tij për Marokun dhe faktin se klubi i tij është shumë popullor në mesin e tifozëve të futbollit maroken.
Unë e dua Marokun shumë, për të cilin unë jam mirënjohës për dashurinë ndaj ekipin tim, tha Perez.
Ndërsa në tokën marokene, Real Madridi ndihet si në shtëpi. Real Madridi ka lidhmëri me 500 qendra të trajnimit në botë, ku 48.000 fëmijë mësojnë dhe luajnë futboll, shtoi ai.
Real Madridi sponsorizon edhe dy shkolla të futbollit në Tangiers dhe Benguerir.