Malala ka thënë të vërtetën
Akoma do të zbulohen dimensionet e tmerrit dhe ankthit në Peshavar. Deri të enjten rreth mesditës nga rreth 500 fëmijë dhe arsimtar të mbijetuar është mësuar shumë çka nga arsenali i çmendur i fanatizmit i cili nën flamurin e islamit mbjell vdekje nga Peshavari gjer në Mosul e Alep. ”Talibanët janë e keqja”, thotë Aliu 12 vjeçar, i plagosur në të dy këmbët, jetën e të cilit ia ka shpëtuar shoku i bankës Irfani duke i thënë të shtiret kinse është i vdekur, por vet ai nuk ka mund të shpëtojë nga shkrepja e plumbit shtesë në kokë. Drejtoreshën e shkollës e kanë djeg, pasi që burri i saj Zafrullah është njëri prej komandantëve ushtarak. Ka edhe politizim të masakrës në këtë shkollë elite” publike ushtarake”. Mund të jetë edhe e arsyeshme, që Hafiz Said, shef i Xhamatit-ud-Dava i cili konsiderohet përgjegjës për sulmin terrorist në Mumbaj, deklaroi se prapa tragjedisë në shkollën e Peshavarit qëndron India, por këtë e cek edhe ish kryetari Pervez Musharaf. Kryeministri i tanishëm Navaz Sharif ka kryer veprim të duhur duke nënshkruar programin për ndarjen e bursave tre milion fëmijëve të varfër. Do të mbesin edhe 5,5 milion fëmijë akoma që nuk e ndjekin shkollën.
Në burimin e drejtë të problemit i cili ka sjell gjer në tragjedinë e Peshavarit e ka paraqitu Malala Jusufsazi e cila tek ishte kthyer nga Osloja e Norvegjisë ku gjatë javës së kaluar ka pranuar çmimin e Nobelit për paçe, e cila ka thënë:” Unë dhe miliona fëmijët vajtojmë fëmijët e vrarë dhe të plagosur, vëllezërit dhe motrat e mi, por kurrë nuk do të jemi të humbur”.
Në afat kohor të përafërt kanë ndodhur këto dy ngjarje, me ç’rast tregon qartë se sa është i thellë hendeku, në mes të botës islame të cilët akoma e shohin në shekullin e shtatë dhe të atyre të cilët luftojnë ta harmonizojnë atë me të arriturat e shekullit XXI. Të parët, sikurse Malala, nuk ndalen në luftë që të gjithë fëmijëve të botës, jo vetëm të atyre nga lugina e saj e Svatit, të kenë dyert të hapura arsimimit dhe lirisë, ndërsa të tjerët sikurse talibanët afganistanez dhe pakistanez, apo isistët arab, shkrepin plumbat drejt në krye, apo i verbërojnë vajzat të cilët shkojnë në shkollë.
Problemi edhe tek të parët, edhe tek të dytit, është në arsimim, me ç’rast do të ishin shumë me tepër nga të parët, që këta të dytit të mos kishin kaluar nëpër arsimim të gabuar, të prapambetur dhe të shtrembëruar.
Përkrahja të parëve është se kryeministri pakistanez Navaz Sharif ka premtuan bursa për tre milion fëmijë. Do të duhej ai, por edhe gjenerali Musharaf por edhe të gjithë ata që kanë qeverisur Pakistanin gjatë tri dekadave të fundit, të mbyllin apo të kontrollojnë se çka janë duke mësuar në medreset e ndryshme në vend nga të cilët janë rekrutuar shumë taliban afganistanez dhe muxhahid të tjerë nga lëvizjet e të cilëve ka lind edhe shteti islam i tanishëm i halifit të vetëshpalurr Ebu Bakr al Bsgdagit. Njëra prej dhjetërave, e ndoshta edhe qindrave shkolla të tilla, është në afërsi të vet Peshavarit, Medresja Hakanija. Nga ajo kanë dale shumë taliban të cilët kanë shkuar të luftojnë kundër rusëve në Afganistan në vitin 1980 apo edhe muxhahidët në Çeçeni. Këtë medrese e udhëheq Sami ul Hak, njëri nga teologët udhëheqës. Shpërndarja e diplomave bëhet para portretit të madh të Bin Ladenit, ndërsa nxënësit më të mire fitojnë çallmë të bardhë. Ata të cilët kanë vendosur të shkojnë në Afganistan janë betuar se do të luftojnë atje kundër amerikanëve. Ata të cilët të gjallë janë kthyer në Pakistan kanë themeluar në vitin 2007 organizatën Tahrike Taliban Pakistan (TTP) të cilin e udhëheq Mevlana Fazlullah i cili para disa ditësh ka urdhëruar gjashtë talibanët e tij besnik që nxënësit më të rinj nga sholla e Peshavarit të i lëshojnë në shtëpi, ndërsa nxënësit më të rritur të i vrasin gjatë aksionit të kryer. Talibanët pakistanez janë të lidhur me grupacionet tjera ekstremiste islamike, veçanërisht me ata të cilët kryejnë terror kundër shiitëve, të cilët janë rreth 20% nga 200 milion banor. Lëvizja e tillë është e duar ndryshme, çdo grupacion thirret në islamin e vërtet burimor, njëra bile emërtohet ushtria e të dërguarit Muhamed, Xhejshe Muhamed. Rrënjët e këtyre grupacioneve pakistaneze dhe shumë të tjerëve të cilët janë zgjeruar në botën islame, dhe trokasin në dyert e botës perëndimore krishtere, arrijnë te doktrina selefite dhe lëvizjen vehabiste i cili ka filluar në gadishullin arabik në shekullin XVIII. Të gjithëve iu është e përbashkëta eksluziviteti në fenë e vet, jotoleranca dhe urrejtja ndaj të tjerëve, interpretimi i dhunshëm dhe zbatimi i xhihadit. Qëllimi kryesor i tyre është”pastrimi” ideologjik i myslimanëve, posaçërisht nga shiizmi, por edhe ndjekjen e krishterëve. Në vet Pakistanin talibanët në vjeshtë të vitit 2013 kanë sulmuar kishën, duke vrarë 80 besimtarë të bashkësisë krishtere e cila nuk numëron më shumë se një përqind të popullsisë së gjithëmbarshme. Janë të njohur edhe aktet e tyre vandale të shkatërrimit të shenjave të budizmit në Afganistan dhe të kujtimit të parakohshëm të sivjetshëm që vëllezërit e tyre ideologjik”isisët” të cilët kanë vepruar në mënyrë mizore kundër Jezidive në Irak.
Esenca është, pra, arsimimi i masave të padisponueshëm për shkak të varfërisë nga njëra anë dhe shkollimi i talibanëve të ardhshme dhe terroristëve nga tjetra anë. Dhe jo në Pakistan por edhe më shumë në shtetet tjera myslimane. Arsimimi i masave duhet të bie mbi supet e qeverive dhe qeveritarëve, e përgjegjësia e tyre është që edhe autoritetet fetare të cilët japin fetva të ndryshme të jotolerancës dhe urrejtjes ndaj çdo gjëje që nuk është me perceptimin e tyre të islamit. Gjatë kësaj veçanërisht ndeshen interesat në marrëdhëniet akoma feudale të cilët mbretërojnë në disa mbretëri dhe emirate. Sa më pak dinë, masat aq më gjatë do të durojnë qeveritarët autoritar, dhe sa më shumë që janë të varfër aq më shumë do të dalin të tillë që do të shkojnë në medresetë e tipit Hakani apo në bazat e Al Kaidës në shkollimin gratis dhe në stërvitjet e talibanëve të ardhshëm dhe isisëve. E kurrë njëherë bëhen atëherë vështirë është të ndalen. Nuk do të ndihmon shumë as futja e dënimit me vdekje për terrorizmin të cilën e ka propozuar kryeministri pakistanez Navaz Sharif. Ata edhe prej kësaj nuk frikohen kur të kalojnë të gjitha shkollat , sikurse njëri nga vrasësit e Peshavarit i cili e ka shpërthyer veten në një klasë duke vrarë edhe 60 nxënës.