Punimet rreth zgjerimit të Xhamisë së Pejgamberit po shkojnë shpejt
Në një garë kundër kohës, mbi 6.000 persona, prej inxhinierëve deri tek punëtorët e ndërtimit, kanë bashkuar përpjekjet e tyre për të përfunduar zgjerimin e Xhamisë së Pejgamberit. Kjo forcë e madhe punëtore është duke u mbikëqyrur nga komisioni i shpronësimit, që është pjesë e projektit të iniciuar nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Abdullah, për zgjerimin e xhamisë dhe zhvillimin e zonave përreth.
Ekipi është duke e përgatitur infrastrukturën në anët lindore dhe perëndimore të xhamisë dhe kanë shpronësuar tashmë më shumë se 100 prona në zonën qendrore, duke përfshirë edhe tregun Ansar, ndërtesën e Avkaf-it dhe spitalin e vjetër të fëmijëve, ndërsa puna është në proces për të hequr Mbretin Bibliotekën Abdulaziz dhe një numër të hoteleve të mëdha.
Hapësira totale e pronës së shpronësuar është vlerësuar në 12,5 hektarë, me kompensim ka arritur vlerën totale prej SR25 miliard.
Kompania që merret me zbatimin e projektit është duke e përgatitur anën lindore e cila mund të pranoi më shumë se 1.8 milionë besimtarë, që është numri më i madh në historinë e Xhamisë së Pejgamberit. Në mesin e rindërtimeve është shtimi i një ndërtese të re pranë xhamisë që e rrethon atë dhe e lidh atë me veriun, lindjen dhe perëndimin.
Në planin për zgjerim përfshihet edhe krijimin e një kati të ulët për të strehuar pajisjet për freskimin e ajrit dhe pajisje të tjera.
Tani, projekti është në fazën e tij të katërt, pasi komisioni mbikëqyrës finalizues ka përcaktuar pronat për zgjerim.