Numri i militantëve zvicëranë në rritje
Agjensia e Inteligjencës e Zvicrës thotë se rreth 22 vetë janë larguar nga vendi për t'u bashkuar me grupet militante jashtë vendit që nga muaji maj, duke përfshirë tetë në dy javët e fundit.
Rritja e numrit krahasuar me muajin nëntor sigurisht tregon një fenomen në rritje, tha të hënën Agjencia e Inteligjencës.
Ajo shtoi se llogaritet se gati një e treta e 62 vetëve që kanë shkuar për të luftuar që nga 2001, duke përfshirë edhe 37 që kanë shkuar në Siri dhe Irak dhe 25 në Afganistan, Pakistan, Jemen, dhe Somali.
Tetë vetë kanë humbur jetën e tyre, ndërsa tre militantë kanë ardhur përsëri në Zvicër në fund të nëntorit, tha agjencia.
Agjencia e Inteligjecës më tej vuri në dukje se deklaratat për të nxitur dhunën dhe militantizmin në internet nga njerëz të cilët duken që jetojnë në Zvicër paraqesin një problem gjithnjë e më alarmant.
Në fillim të muajit dhjetor, një zviceran 30-vjeçar ishte urdhëruar për të bërë 600 orë shërbim të komunitetit pas kthimit nga lufta, ku kishte luftuar së bashku me grupin terrorist ISIL në Siri.
Shtetet evropiane kanë shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin në lidhje me ndikimin e ISIL-it në të gjithë kontinentin. Autoritetet kanë frikë se militantët evropianë do të përdorin aftësitë e tyre luftarake kundër vendeve të tyre pas kthimit në shtëpi.
Terroristët e ISIL-it aktualisht kontrollojnë sipërfaqe të mëdha të territorit në të gjithë Sirinë dhe Irak ku kanë kryer krime të tmerrshme.
Militantët që luftojnë qeverinë siriane kanë gëzuar mbështetje nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. ISIL-i ka ushtruar dhunë në Irak dhe kjo dhunë është përhapur nga kryengritësit edhe në Sirinë fqinje.