Kulturë

Sfidat e përkthimit të Kur'anit në Greqisht

Ka sfida dhe mundësi në përkthimin e Kur'anit në greqisht.

    

Kjo është sipas Hikmetullah Mulla-Salehi dhe Sofia A. Koutlaki të cilët paraqitën një kumtesë të titulluar Përkthimi i Kur’anit në greqisht: Sfidat dhe Mundësitë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare mbi Përkthimin e Kur'anit” në fillim të kësaj jave. 

   

Bota greko-folëse ka pasur një marrëdhënie të ngushtë, por jo të lehtë me Islamin, tha zonja Sofia A. Koutlaki në fjalën e saj. Nga njëra anë, Greqia dhe Qipro qëndrojnë në kufijtë lindorë të Evropës, shumë afër Lindjen së  Mesme, të cilat, gjithashtu, kanë ngjashmëri  kulturore.

     

Në anën tjetër, Greqia është sprovuar me Islamin për shekuj nën sundimin osman. Faktorët gjeografikë dhe historikë kanë rritur  qëndrimet kundërthënëse ndaj Islamit në mesin e grekëve.

Ajo tha se kumtesa ime ka për qëllim të nxjerrë në pah sfidat dhe mundësitë që gjuha greke ofron për një përkthim të suksesshëm të Kur'anit.  

    

Sfidat rrjedhin nga qëndrimet përgjithësisht negative të lexuesve grekë ndaj Islamit, por mund të përmbushen me sukses në dy mënyra: së pari, duke shmangur  fjalët që bartin konotacione negative, dhe së dyti, duke e bërë përdorimin e mundësive që statusi i gjuhës greke ka gëzuar gjatë gjithë historisë si mjet efikas i mendimit filozofik në formën e saj klasike dhe si gjuhë biblike në formën e saj helenistike.  

    

Në fund të kumtesën arrin fakti që një grek mesatarisht  i arsimuar mund të përdorë një numër të konsiderueshëm të fjalëve nga format më të hershme të gjuhës që do të thotë një përkthim i Kur'anit në gjuhën greke  mund të shfrytëzojë  fjalorin e pasur në përpjekje për të përcjellë madhështinë e origjinalit të paimitueshëm.

     

Konferenca e Parë Ndërkombëtare mbi Përkthimet e Kur'anit u mbajt në Teheran më 14-17 dhjetor 2014. 

  

Ajo u organizua nga Universiteti Allameh Tabatabai dhe Organizata Islamike për Marrëdhënie Kulturore ( ICRO).

   

Në këtë Konferencë morrën pjesë përkthyes të Kur'anit nga 10 shtete,  duke përfshirë Rusinë, Francën, Pakistanin, Spanjën, Kinën dhe Republikën e Azerbajxhanit.