Jemeni

Garat Kur'anore për studentët e verbër po zhvillohen në Jemen

Edicioni i 6-të i Garave Kur’anore për studentët me shikim të dëmtuar ka filluar në kryeqytetin e Jemenin në Sana’a, më 14 dhjetor 2014.
Edicioni i 6-të i Garave Kur’anore për studentët me shikim të dëmtuar ka filluar në kryeqytetin e Jemenin në Sana’a, më 14 dhjetor 2014.

Sipas faqës së internetit sabanews.net, një grup i ekspertëve të Kur'anit duke përfshirë Jahja el-Halili, Abdullah Al-Hada dhe Abdullah al-Halak janë mbikëqyrës të garave.

    

Duke iu drejtuar ceremoninë e hapjes së  Garave Kur’anore, Amin Jam'an, zëvendës i Komunës Sana'a dhe Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të saj lokal, tha se komuna do të vazhdojë mbështetjen e saj për grupin me aftësi të kufizuara të shoqërisë në përgjithësi, dhe të verbërve në veçanti, duke bashkëpunuar për të siguruar grupin me shërbimet sociale dhe çështjet e bamirësisë.

    

Gjithashtu, duke folur në ceremoni, ishin të pranishëm Hadi el-Sarabi, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit për të Verbër dhe Muhammad Al-Fadhli, drejtor i Arsimit dhe Trajnimit të Zyrës së Komunës, i cili vlerësoi përpjekjet e anëtarëve të komitetit për të organizuar programe të tilla Kur'anore .

    

Si folës i fundit në këtë ceremoni, Abdullah Bonyan, zëvendës i Organizatës së Njerëzve me Aftësi të Kufizuara në Jemen, tha se Komiteti u themelua në vitin 1989 për t’i shërbyer të verbërve dhe Organizata është anëtare e Bashkimit të të Verbërve të Azisë.

Garat Kur’anore vazhduan deri më 18 dhjetor 2014.