Amerike

Nënat zezake flasin kundër racizmit, dhunës së policisë në SHBA

Nënat e katër djemëve zezakë të pa-armatosur të vrarë nga oficerët e policisë së bardhë kanë folur hapur kundër brutalitetit të policisë dhe të padrejtësisë racore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

     

Gjatë një interviste për CNN-in, nënat e Trayvon Martin, Michael Brown, Tamir Rajs dhe Eric Garner thanë se ato nuk kanë asnjë dyshim se bijtë e tyre do të ishte ende gjallë në qoftë se ata ishin të bardhë.

   

Sybrina Fulton, nëna e Trayvon Martin, u bashkua me Lesley McSpadden, nëna e Michael Brown; Samaria Rajs, nëna e Tamir Rice dhe Gwen Carr, nëna e Eric Garner.

   

Policët e bardhë që i vranë bijtë e tyre nga plumbat ose forcës së tepruar nuk janë paditur.

    

Unë mendoj se raca, absolutisht e tim biri, dhe ngjyra e lëkurës së tij, kishte më shumë të bëjë pse ai u qëllua dhe u vra, tha Fulton  për Anderson Cooper-in e CNN-it. Në të gjitha këto raste, këto viktima ishin të pa-armatosur. Këto viktima ishin Africano-Amerikan. Kjo duhet të jetë biseda jonë.

    

Duket se fëmijët tanë janë duke  na marrë të rinj dhe më të rinj, tha Sybrina Fulton. Ata po na vrasin më të rinj dhe më të rinj. Nuk ka më asnjë respekt për jetën e njeriut. Duhet të jetë diku një kufi dhe të thuash: Dëgjoni, fëmijët tanë duan të rriten, gjithashtu.

     

Nëse Eric Garner ishte një njeri i bardhë në Suffolk County duke bërë të njëjtën gjë që ai ishte duke bërë - edhe në qoftë se ai do të ishte kapur duke shitur cigare atë ditë - ata do t’i kishin dhënë atij një ftesë për gjykatë dhe ai nuk do të kishte humbur jetën e tij atë ditë , tha Gwen Carr. Unë besoj këtë 100 për qind.

   

Trayvon Martin, 17-të vjeçar, u qëllua dhe u vra në muajin shkurt,  2012, në Florida, nga George Zimmerman, një gjysmë i bardhë, gjysmë hispanik, kapiten i policisë, vullnetar, i lagjes. Michael Brown, tetëmbëdhjetë-vjeçar u qëllua dhe u vra më 9 gusht 2014, në Ferguson, Missouri, nga një polic i bardhë i cili më vonë dha dorëheqje. 

    

Eric Garner, 43 vjeçar, vdiq më 17 korrik 2014, në bashkinë e Staten Island-it të qytetit New York , pasi ai u vendos në një pikë-kontrolli nga policia. Tamir Rajs, 12 vjeçar, u qëllua muajin e kaluar nga një oficer i policisë në Cleveland pasi ai dyshoi se djali kishte armë, por ajo ishte një lodër plastike.

   

Protestat kanë qenë të vazhdueshme, me kohë pas kohe, për muaj të tërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër dhunës policore dhe dallimeve  racore