Siria

Tekfiristët shkatërruan edhe një xhami historike në Siri

Terroristët tekfiristë kanë shkatërruar edhe një xhami në Siri.

Militantët e grupit terrorist al-Nusra kanë shkatërruar xhaminë historike al-Sultania në qytetin e Halebit, sipas raportit të gazetës së përditëshme al-Safir.

   

Xhamia al-Sultania, e cila është themeluar 800 vjet më parë, ishte në pjesën e vjetër të qytetit Haleb.

   

Siria është kapluar nga dhuna vdekjeprurëse që prej marsit të vitit 2011. Më shumë se 200.000 njerëz janë vrarë deri tani.

    

Fuqitë perëndimore dhe disa prej aleatëve të tyre rajonale - sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - njoftohet se janë duke mbështetur militantët që veprojnë kundër qeverisë së presidentit sirian Bashar al-Assad.

   

Grupi terrorist al-Nusra dhe i ashtuquajturi Shtet Islamik i Irakut dhe Levant (ISIL), një grup tjetër tekfirist i mbështetur nga Perëndimi, i kanë shkatërruar disa vende të shenjta, xhami, që i përkasin muslimanëve sunni dhe shi’i, deri më tani.