Kine

Rreth 300 kinezë luftojnë me ISIS-in

Të paktën rreth 300 shtetas kinezë janë duke luftuar me ISIS-in, një zyrtar kinez i tha gazetës së Partisë Komuniste të Kinës, duke shprehur shqetësim rreth kërcënimit që militantët paraqesin për sigurinë në Kinë.

   

Gazeta zyrtare kineze  ” Global Times” , citohet të ketë burime nga  qeveria kineze, duke thënë se, Sipas informatave nga burime të ndryshme, përfshirë oficerë të sigurisë nga rajoni kurd i Irakut, Sirisë dhe Libanit ... Rreth 300 ekstremistë kinezë janë duke luftuar me grupin e ISIS-it që është në Irak dhe Siri .

    

Qeveria kineze ka shprehur shqetësime në lidhje me militantët që luftojnë me grupin e ISIS-it, sidomos ndikimin që mund të ketë në popullin e rajonit Xinjiang, për popullaten muslimane të ujgurëve.

    

Kina ka kritikuar, gjithashtu, Turqinë që ju ka ofruar strehim  refugjatëve muslimanë të cilët ikin nga Kina, duke thënë se kanali i tillë krijon rreziqe.