Rusia

Bashkimi Evropian sanksionon Krimenë

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar sot në samitin në Bruksel një varg masa ndëshkuese të cilët kanë të bëjnë me Gadishullin e Krimesë dhe limanin e Sevastopoljit, të cilët kohë më pare gjatë këtij viti janë shkëputur nga Ukraina dhe janë bashkangjitur Rusisë.

 

Kompanitë e ndryshme me selitë në Bashkimin Evropian nuk do të guxojnë të investojnë në këtë vend, ndërsa operatorëve turistike evropian ju është ndaluar të ofrojnë aranzhmane turistike për pushime verore në Krime.

 

Përveç kësaj anijet të cilët lundrojnë nën flamurin e anëtarëve të Bashkimit Evropian nuk do të mund të ndalen në limanin e Sevastopoljit që posaçërisht ka të bëjë me lundrimet turistike.

 

Është vënë edhe embargoja në eksportin e teknologjive të caktuar në Krime, në të cilin përfshihen edhe pajisjet e telekomunikacionit dhe makinat të cilët shfrytëzohen për hulumtimin e naftës dhe mineraleve.” Është ndaluar edhe eksporti i mallrave të caktuara dhe e teknologjisë kompanive në Krime. Kjo vlen për sektorin e trafikut, energjetik dhe telekomunikacionit”, thuhet në deklaratë.

 

Vendimi i Këshillit pasoi si përgjigje në aneksimin rus të Krimesë, të cilin Bashkimi Evropian e konsideron jo legal dhe jo legjitim. Poashtu kompanive evropiane ndërtimore iu është ndaluar të pranojnë punët për rregullimin e infrastrukturës në gadishullin e Krimesë. Këto sanksione hyjnë në fuqi me 20 dhjetor, thuhet në deklaratën e Këshillit të Evropës.

 

Sanksionet janë futur në ditën në të cilin liderët e Bashkimit Evropian takohen në Bruksel për të biseduar për marrëdhëniet e tensionuara me Rusinë.