Shqipëri

Profil per Jozefina Topalli. Deputetja mike e cdo Shqiptari

height=446Historia  jonë  politike  dihet  tashmë  se  daton  në  Zanafillë  që  nga  kohët  e  hershme.   Disa  dyshime  qendrojnë  në  faktin  se,  politika  jonë  është  edhe  më  e   hershme  se  vet  shteti  ynë.  Madje ,  më  e  lashtë  edhe  se  vet  Mbretëritë  apo  Perandoritë  e  Botës,  meqë  Shqipëria  njihet  si  vend  shumë  i  lashtë  Historikisht.  Edhe  përse  një  vend  i  vogël,  Shqipëria  njihet  për  një  politikë  të  suksesshme.  Disa  fakte  tregojnë  se  politika  jonë  ka  dështuar  në  sukses  duke  e   lenë  vendin në  një  varfëri  totale.  Moszhvillimi  apo  zhvillimi  i  shtetit  tonë  ka  ardhur  si  pasojë  e  këtyre  politikave.  Shteti  ynë  ka  provuar  shumë  lloje  qeverisjesh. Mbretëri (Ahmet  Zogu),, Koloni (Princ Vidi), Diktatori (Enver  Hoxha)  edhe  Republikë (Pozitë-Opozitë). Kjo  e  fundit  duket  se   i  rezistoi  kohërave.  Ne  vazhdojmë  ende  të  jemi  një  Republikë.  Ne  i  mbijetuam  cdo  lloj  sistemi apo  pushtimi  dhe  si  përfundim  u  ndalëm  tek Republika  si  një  sistem  më  i  suksesshëm  se  të  parët.  Në  këtë  sistem  u  krijuan  dy  Parti  të  mëdha.  Partia  Socjaliste  dhe  Partia  Demokratike.

Si  qeverisja  më  e  suksesshme   dhe  më  jetëgjatë  është  njohur  ajo  e Demokratëve  me  në  krye  z. Sali  Berisha.  Mbi  të  gjitha  duhet  të  pranojmë  se  merita   e  kësaj  qeverisjeje  8-vjecare  nuk  ishte  vetëm  e  ish-Kryeministrit  të  vendit,  por  edhe  e  njerëzve  që  e  rrethonin  në  bashkëqeverisje.

Ajo  që  ka  rënë  më  tepër  në  sy  ishte  ish- Kryetarja e   Kuvendit  Znj. Jozefina  Topalli.    Znj.  Topalli  lindi  në  Shkodër  më  26  nëntor  1963.  Ajo  vjen  nga  një  familje  e  persekutuar.  Një  grua  e  fortë  e  cila  përballoi  sfidat  më  të  errëta  të  fatit.  E vetme  dhe  pa  njeri  ajo  kreu studimet e larta  në  dy  fakultete  me  nota  të  shkëlqyera; në  atë  të Matematikës  dhe  të  Drejtësisë  në  Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Më  pas  studioi për  Marrëdhënie  Ndërkombëtare  në  Universitetin e Padovës  në   Itali  dhe   u  diplomua  për master  “Administrim publik”  në Universitetin e Tiranës. Më  pas merr  masterin  në “Studime Europiane”.

Jozefina  Topalli është  njohëse  mjaft  e  mirë e gjuhëve  Angleze, Italiane, Frënge dhe  Ruse.

Në  vitet  1992 - 1995  ajo  punoi  në  Dhomën  e  Tregtisë  në  qytetin  e  Shkodrës  dhe  në  vitet 1995 – 1996  ishte  kancelare  dhe  pedagoge  në  Universitetin  “ Luigj Gurakuqi”.  Viti 1996 shënon  fillimet e karrierës  së  saj  politike. Si  kandidate  e  Partisë  Demokratike  dhe  postit  si  Nën/ Kryetare  të  kësaj  Partie. Gjatë  8  mandateve  të  Qeverisë  së  kaluar  ajo  mbajti,  suksesshëm,  postin  e  Kryetares  së  Kuvendit  të  Shqipërisë.

Jozefina  Coba  Topalli,  e  martuar  me  2  fëmijë,  nuk  qendroi  në  qeverisje  thjesht  si  një  Kryetare  Kuvendi,  por  ajo  ju   bashkua  popullit  në  cdo  sakrificë  apo  problematikë  që  prekte  shtresat  më  të  goditura  të  shoqërisë  dhe  ato  më  delikatet.  Një  shtresë  të  cilën  Znj.Topalli  e  pa  më  me  interes  ishte  shtresa  e  grave  shqiptare.  Ajo  ju  tregoi  atyre  se , përvecse  një  politikane,  ishte  një  grua ,  bashkëshorte  dhe  nënë.  Në  cdo  eveniment  për  gruan,  ajo  qendronte  në  krye  të  organizimit  dhe  pranë  grave  në  cdo  problem  familjar  apo  socjal  që  ato  mund   të  kishin.  Madje  fondi  mbi  Mamografinë  falas,  cdo  vit  përvetori  kundër  Kancerit  të  Gjirit,  mban  emrin  e  Jozefina  Topalli-t.  Një  akivitet  të  cilin  ajo  e  hapi  për  të  gjitha  gratë  e  Shqipërisë,  sidomos  për  ato  femra  pa  mundësi  ekonomike. Edhe sot,  në  opozitë,  ajo  vazhdon  aktivitetin  e  saj  politik  duke  mos  ndjerr lodhje  në  misjonin  e vetëm,  për  mirëqenjen   socjale.

Kjo  politikane  e  madhe  na  kujton,  shpeshëherë,  gjiganden  e  politikës  Angleze  Margaret  Thatcher.  Kjo  e  fundit  u  njoh  si  gruaja  e  hekurt  për  sakrificat  që  bëri  për  popullin  e  saj.  Të  dyja  këto  femra,  që  shpeshherë  na   kujtojnë  heroiket  e  atëhershme,  falë  suksesit  të  tyre  politik,  duke  qendruar  të  forta  dhe  optimiste,  shndërrohen në  krahë  të  hekurta  për  popullin  e tyre.  Për  këtë  arsye  ja  vlen  ti  quajmë  Gra  të  Hekurta.

Ja  pse  unë  e  quajta  Jozefina  Coba  Topalli, përvecse një  grua  sharmante,  një  grua  të  hekurt,  një  Thatcher  i   shqiptarve.  Pikërisht  për  këto  arsye  të  lartpërmendura.  Jozefina  Coba  Topalli  është  një  ndër  politikanet  më  të  suksesshme  të  vendit  tonë  sot  për  sot. Këtë  e deshmon  jeta  e saj  politike,  faktet  reformale  ne  krahë  të  popullit,  aktivitetet  kushtuar  femrës,  vlerës  që  i  dha  gruas  në  një  vend  patriarchal dhe me  tradita,  udhëheqjes  politike  në  krye  të  një  karrigeje  shumë  të  vështirë  edhe  për  vet  burrat, mbijetesës  në  opozitë  duke  përkrahur  popullin  në  cdo  vuajtje  apo  padrejtësi  pa  merita në  këmbim, por  thjesht  si  një  grua,  nënë  apo  qenje  njerëzore.  Për  këto  arsye  e  quajta  të  tillë,  sepse  ja  vlen  të  mbaj  një  emër  Thatcher-jan,  pra  GRUAJA  E  HEKURT  E SHQIPTARËVE, sidomos gjinisë femërore të cilës ajo i qendroi pranë me heroizëm përsa kohë ishte në pushtet fuqia e saj, e një femre të rrallë dhe që nuk do të zëvendësohet më kurrë!

 

JETA  POLITIKE  E  JOZEFINA  COBA  TOPALLI.

 

<< 1992-1995 - Instituti i Misrit; Dhoma e Tregtisë, Shkodër.

1995-1996 - Kancelare dhe Pedagoge në Universitetin Luigj Gurakuqi, Shkodër .

1996 - Deputete në Parlamentin Shqiptar.

1996-1997 - Kryetare e Komisionit të Ligjeve.

1997-2001 - Nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Nënkryetare e Partisë Demokratike.

2001-2005 - Nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Nënkryetare e Partisë Demokratike.

2002 e në vazhdim - Anëtare në Këshillin Evropian.

Anëtare e Komitetit të Punëve Sociale, Shëndetit dhe Familjes në KE.

2004 - Zv/Presidente e Komitetit të Fëmijëve në KE, Strasburg.

2004 - Monitoruese nga KE-ja për zgjedhjet në Ukrainë.

2005 - Anëtare e Grupit NDI dhe Qendrës Karter në Palestinë, për zgjedhjet, pas vdekjes së Arafatit

2005-2013 - Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.>>