Serbia

Nëpër Serbi e Hungari drejt Bashkimit Evropian

Mijëra emigrant nga vendet e largëta sikurse Afganistani dhe Siria, por edhe nga Shqipëria dhe Kosova çdo javë hyjnë në Hungari për të kërkuar azil, duke shndërruar këtë shtet në pikën e nxehtë transitore të Bashkimit Evropian. Numri i madh i emigrantëve i ka zemëruar lëvizjet antiislamike dhe ultradjathtiste nëpër Evropën Perëndimore, dhe ka shkaktuar shqetësime në zonat e largëta të Bashkimit Evropian sikurse që është fshati i vogël Asothalom në kufi me Serbinë. Emigrantët e parë, disa sosh, kanë ardhur në Asothalom para tre vitesh. Tani fluksi i tyre i përngjan vërshimit.

 

Sipas fjalëve të kryetarit të Asothalomit, Laslo Torocki, situata “është praktikisht e padurueshme”. Laslo Torocki verës ka themeluar njësinë “rengjere” e cila i kap emigrantët dhe i dërgojnë në stacionin policor të Segedinit, në të cilin më tutje kërkojnë azil në Hungari. Nga aty emigrantët, si të gjithë tjerët të cilët vijnë në Bashkimin Evropian, vazhdojnë për në Gjermani, Suedi apo ndonjë vend tjetër evropian në të cilin duan të krijojnë një jetë të re apo të bashkëngjiten të afërmve të tyre. Zëdhënësja e UNHCR-it për Evropën Qendrore Kiti Mekinsi thotë se” shumë njerëz vijnë në Hungari me dëshirë që të zihen” e pastaj “lajmërohen për azil për të shkuar në qendrat pranuese të hapur e më tej të humben diku në Evropën Perëndimore”. Sipas shënimeve të policisë kufitare hungareze, këtë vit për shkak të kalimit ilegal të kufirit, janë duke u zhvilluar procedurat kundër 26.000 njerëzve të 61 nacionaliteteve. Dhjetë vite më pare në kohën kur Hungaria është kyçur në Bashkimin Evropian ky numër ishte 34. Në Hungari këtë vit azil kanë kërkuar 35.000 njerëz, ndërsa vitin e kaluar 18.900, por fluksi i emigrantëve ilegal muajve të fundit është rritur në mënyrë drastike. Në mars ishin 683 kërkesa për azil, ndërsa në nëntor 9.125, parashihet që në dhjetor ku numër të arrijë 12.500. Gjysma e kërkesave për azil vie nga emigrantët nga Kosova, të cilët ankohen se nuk po mund të gjejnë punë. Azilantët nga Kosova, të cilët kryesisht shkojnë në Gjermani, në fillim vijnë në Suboticë. Aty ilegalisht kalojnë përtej kufirit, të cilët i kapin “rengjerët” nga Asothalomi. Grupi i dytë më i madh i e emigrantëve vijnë nga Afganistani, e i treti nga Siria. Hungaria është pjesë e zonës së Shengenit të Bashkimit Evropian, që do të thotë, se pasi që hyjnë mund të udhëtojnë lirisht në shumicën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.