Iraku

Jeta nën ISIS-in shumë e vështirë

Saad Abdul-Rrahmani para ca kohësh qe i detyruar të tërheq tre fëmijët e tij në qytetin irakian të Mosulit, në të cilin militantët e ISIS-it qeverisin me grusht të hekurt. Shpenzimet e jetesës janë rritur dukshëm, ndërsa familjet me vështirësi po përballojnë këtë, edhe pasi që fëmijët i kanë dërguar në punë të ndryshme.” Nuk po mundemi të përballojmë të tërat, edhe gazin, kerozinin dhe ushqimin”, thotë punëtori administrativ i qeverisë në pension.”Situata në Mosul është katastrofale”. Ekonomia në “kalifatin” e vetëshpallur nga ISIS-i duke bashkëngjitur pjesët e Irakut dhe Sirisë, po tregon shenjat e para të lodhjes. Çmimet e shumicës së artikujve janë dyfishuar, ndërsa sulmet ajrore të koalicionit e vështirësojnë lëvizjen e produkteve në dhe nga fortesat ushtarake, që sjell gjer te mungesa, rritjes së çmimeve dhe krijimit të tregjeve të zeza. Zemërimi rritet në mes popullatës nën pushtetin e ISIS-it të cilët në fillim kanë fituar përkrahjen me mundësit e tyre të ofrimit të shërbimeve të ndryshme. Në ditët e para të qeverisjes së ISIS-it , ai ka subvencuar çmimet e ushqimit dhe naftës me pasurinë që kanë grumbulluar duke kontrabanduar naftën, me shantazhim dhe haraç. Naftën e kontrabanduar e kanë shitur me çmime të ultë, nga 25 gjer në 60 dollar për barel, i cili ka kushtuar në atë kohë 100 dollar, cekin analistët dhe zyrtarët qeveritar.

 

Por çmimet në javët e kaluara kanë kërcyer dukshëm në qytete të cilët janë nën kontrollin e militantëve. Mungesa e produkteve sikur kerozina e cila përdoret për nxehje dhe zierje, ndërsa alkooli dhe cigaret, të cilët rreptësisht janë të ndaluar, kanë arritur në tregun e zi me çmimet enorme të larta. Prija e duhanit është e dënueshme në Mosul. Por në depot e paralagjeve cigaret dhe kerozini mund të gjenden me çmime shumë të larta, në tregjet e zeza me të cilin menaxhojnë anëtarët e ISIS-it. Atje pakoja e cigareve kushton 30.000 dinar apo 26 dollar, që është dyfish e më tepër krahasuar me çmimet para “kalifatit” thonë banorët, transmeton AFP. Militantët “krijojnë ekonominë e paqëndrueshme”, thotë Paul Sulivan, eksperti për ekonomi i Lindjes së Afërt pranë Universitetit për sigurinë kombëtare në Washington. Në fund çmimi i subvencionimit dhe kontrollit do të mbizotëroj burimet e tyre fituar nga kontrabandimi, të cilët ata i shfrytëzojnë për aksionet ofensive dhe defensive.” Mund të mbledhin tatime, të zhvasin të holla dhe kështu me radhë”, thotë ai. “Por kjo afatgjatë nuk do të jetë e mjaftueshme që të mbahet sistemi i tillë ekonomik i jobalansuar”. Në qytetin sirian Raqqa kryeqytetin e të ashtuquajtur të militantëve të ISIS-it, shkatërrimi i sigurisë në kufirin me Irakun në zonat nën kontroll të ISIS-it ka sjell gjer te zhvillimi i tregtisë me Mosulin.  Kamionët nga Turqia, gjithashtu vijnë në qytet dhe sjellin pemë e perime, drithëra dhe tekstil. Por çmimi i jetës është ngritur prej se filluan sulmet ajrore, ndërsa mungesa e ujit dhe rrymës është e shpeshtë, thonë banorët. Përveç tyre edhe ligjet e rrepta ndikojnë në punë, thotë Bari Abdyl Latifi, aktivist në qytetin Al Bab, i cili është nën kontrollin e ISIS-it, në krahinën Halep, në veri të Sirisë. Por luftëtarët të huaj me vete sjellin valuta të forta, me të cilin e kanë kompensuar deri diku humbjen. Muajin e kaluar, Abu Bakr al Bagdadi, lideri i ISIS-it urdhëroi shkrirjen e arit, argjendit dhe bakrit për krijimin e valutës së tyre, dinarit islam i cili do të “ndërrojë sistemin monetar tiranik”, i bërë sipas modelit të ekonomive perëndimore. Por tregtia në qytete të cilët janë nën kontrollin e ISIS-it vazhdon të kryhet në dinarët irakian dhe dollarët amerikan.

 

Ardhja e dimrit ka sjell gjer te mungesa e rrezikshme e benzinit dhe kerozinit. Çmimi zyrtar u litrës së benzinit në zonat nën kontrollin qeveritar është 450 dinar(40 cent), por në Mosul çmimi është katërfish më i madh. Bareli nga 200 litra kerozin në Mosul shitet me çmimin nga 250.000 dinar (220 dollar), gjersa çmimi zyrtar është 30.000 dinar. Në Falluxhë qytet në perëndim të Irakut i cili gati një vit është nën kontrollin e militantëve, banorët kanë filluar të prenë drutë për t’u nxehur, pasi që nuk ka kerozin të mjaftueshëm. Qyteti është i rrethuar me forcat qeveritare, ndërsa për shkak të granatimit çdo ditor në disa pjesë të qytetit është rrezik të shkohet. Rezultat i kësaj është rritja e çmimit  të ushqimit dhe karburanteve, thesi i orizit prej 50 kg kushton 75.000 dinar(65 dollar), ndërsa para tre muajsh ka kushtuar 10.000 dinar(nëntë dollar). Bombola e gazit kushton 140.000 dinar

(115 dollar). Shumë artikujt janë të padisponueshme Abdul Rrahmanit dhe familjes së tij në Mosul, edhe pasi që djemtë e tij kanë braktisur shkollën dhe kanë filluar të punojnë taksi dhe në restorant. Shumë faktor janë të cilët sjellin gjer te mungesa dhe rritje çmimesh,thonë banorët e Mosulit dhe Faluxhës, dy fortesa më të mëdha të militantëve në Irak.

 

Militantët kanë imponuar tatim në vetura të cilët hyjnë në territorin e tyre, me ç’rast kanë zvogëluar veprimtarit punuese. Dërgesat shpesh janë plaçkitur, e për shkak të sulmeve ajrore të koalicionit dhe operacioneve ushtarake shumë rrugë nuk janë të kalueshme. Para marrjes së Mosulit udhëtimi gjer te kufiri turk ka zgjat katër orë. Tani mund të zgjas edhe gjer në 7 ditë nëpër të njëjtën rrugë. Çmimi për hyrje në Mosul mund të jetë edhe gjer në 300 dollar, thonë banorët  e tij. Drejtori i Institutit irakian për energjetikë Luayu al Khateb thotë se ISIS-i mban nën kontroll territoret në Siri dhe Irak në të cilin jetojnë në mes 6,5 milion gjer në 8 milion njerëz.

 “Ju nevojiten 150.000 barel në ditë, vetëm për të kënaqur nevojat lokale” ceku ai.” E kjo është minimumi i nevojave për transport, furra dhe prodhim të rrymës”. “Kjo nuk do të thotë se ata kanë qasje sasive të nevojshme”, shtoi ai.

 

Muajin e kaluar militantët kanë mbyll shërbimin e telefonisë mobile në Mosul, duke thënë se banorët forcave amerikane i lajmërojnë se ku gjenden pjesëtarët e ISIS-it. Sinjalet e telefonisë mobile prapë nuk janë rivënë, për shkak të cilit qyteti praktikisht është ndal. Dyqanet, fabrikat dhe tregtitë janë mbyllur, ndërsa në mes pronarëve po rritet dëshpërimi. ”Shumica e operacioneve të transferimeve të hollave kryhet nëpërmjet thirrjeve telefonike”, thotë Osama Abdul Aziz, pronar i zyrës për transferimin e parave në Mosul. “Mund të shfrytëzojmë internetin, por ai është shumë i ngadalshëm dhe ndonjëherë fare nuk punon, me ç’rast na vështirëson punën në mënyrë drastike”. Në shitoren e Muhamed Abdullahut në Mosul, një kodër kartelash për mbushjen e kredive po rritet çdo ditë. ”Biznesi ynë dhe mënyra e fitimit është në gërmadha”, përfundo ai.