Policia në Gjermani mbylli një xhami
Autoritetet gjermane kanë mbyllur një xhami në qytetin verior të Bremenit, pasi ajo ishte akuzuar për inkurajimin e të rinjve për t'u bashkuar me grupin ekstremist të Shtetit Islamik (i njohur si ISIL), i cili është mbanë përgjegjësinë për vrasjet e dhunshme nëpër Siri dhe Irak.
Në rrethana të papara, më shumë se 100 pjestarë të policisë gjermane kryen një kërkim në Xhaminë “Mesxhidu-l-Furkan” dhe zyrën e saj për veprimtari kulturore, të cilat ishin nën radarin e policisë që nga viti 2007.
Vendimi vjen në mes të luftës kundër ideologjisë së ISIL-it, tha Sekretari i Brendshëm, Bremen Ulrich Maurer, duke i akuzuar drejtuesit e xhamisë se kanë promovuar vlerat ISIL-it dhe kanë inkurajuar të rinjtë muslimanë në qytet për të udhëtuar për në Siri dhe Irak, dhe të bashkohet me radhët e grupit, Fronti Al –Nusra, një grup ekstremist në Siri.
Sipas zyrtarit, Qendra, Xhamia, deri tani ka pasur sukses të frymëzojë tetë burra, shtatë gra dhe 11 të mitur për të udhëtuar për në Siri dhe të bashkohen ISIL-in.