Liban

Si e shpëtoi Hezbollahu Libanin

Lufta Civile në Siri është një luftë e mbushur me dëshpërim, urrejtje, masakra, vdekje, vrasje dhe më e rëndësishmja, sektarizëm, tekfirizëm dhe Al-Kaedën. Disa libanezë e kanë akuzuar Hezbollahu se “e ka zvarritur Libanin” në këtë luftë.  Po ja, sipas shumë profesorëve të AUB-së, politologëve, studiuesve, gazetarëve dhe analistëve, nuk ishte Hezbollahu që e zvarriti Libanin në luftën në Siri – por partitë politike libaneze anti-Siriane. Së pari, për të konfirmuar supozime të tilla, teori dhe akuza, duhet t’i përgjigjemi disa pyetjeve:

1) Kur hyri Hezbollahu në luftën e Sirisë?

2) A e kishte Hezbollahu të drejtën për të hyrë në luftë në Siri?
3) Çfarë po ndodhte në Veri të Libanin përpara se Hezbollahu të hynte në luftë në Siri?

 

Për sa i përket pyetjes së parë, ndërhyrja kryesore në Siri filloi rreth Majit të vitit 2013; luftëtarët e Hezbollahut hynë në qytetin e  Kusajrit të kontrolluar nga rebelët. Megjithatë, Hezbollahu gjithashtu kishte një prani në qytetet kufitare me Sirinë në vitin 2012. Megjithëse prania e tyre ishte e kufizuar në disa individë të cilët kishin shkuar në mënyrë vullnetare për të mbrojtur nacionalistët libanezë që jetonin në Siri pasi rebelët kishin vrarë shumë prej atyre që banonin aty.

Tani, a kishte të drejtë Hezbollahu të hynte në Siri? Aleanca e Hezbollahut me regjimin dhe legjitimiteti i ndërhyrjes së tyre është i lidhur me legjitimitetin e vetë qeverisë siriane. A ka qeveria siriane akoma mbështetje në Siri? A ka akoma mbështetje ushtria? A përputhen dëshirat e rebelëve me dëshirat e popullit sirian? Të dyja palët kanë kryer masakra. Të dyja palët i kanë duart e lyera me gjak sirian. Megjithatë, statistikat më të rëndësishme tregojnë se ndërhyrja e Hezbollahut në Siri (ndërhyrja kryesore në vitin 2013) dhe bashkëpunimi me ushtrinë siriane ndodhi kur shumica e popullit sirian u lodh me veprimet e rebelëve, sektarizmin, ekstremizmin dhe krimet. Sigurisht, edhe regjimi kishte pjesën e tij të bombardimeve pa asnjë dallim; megjithatë, regjimi bëri thirrje për negociata – rebelët i refuzuan këto negociata, bisedime paqeje dhe zgjidhje politike.

 

Pyetja më e rëndësishme të cilës duhet t’i përgjigjemi për të justifikuar ndërhyrjen e Hezbollahut është: A ishte kjo një gjë e mençur? A ishte e nevojshme? ¾ e të krishterëve në Liban, sipas Al-Akbar,e mbështetën ndërhyrjen e Hezbollahut. Shumica e shiitëve gjithashtu e mbështetën këtë lëvizje, pasi edhe ata si të krishterët, e ndiejnë se janë një minoritet që ka nevojë për mbrojtje nga dalja e një grupi të tillë nga ana e opozitës. Shumë suni gjithashtu e mbështetën këtë lëvizje të bërë nga Hezbollahu sepse shumë prëj sunive të Libanit as që i konsideojnë “suni” këto grupe militante në Siri – por tekfirista fanatikë.

Por, këto janë vetëm mendimet e njerëzve, e kjo nuk do të thotë se Hebollahu kishte justifikim në hynte në këtë luftë civile. Atëherë çfarë ka ndodhur përpara se Hezbollahu të hynte në Siri? Këtu kemi një listë:

-          Grupet rebele bombardua Hermelin dhe vranë qytetarë libanezë me sulme me raketa nga Kalamuni.

-          Grupet rebele kërcënuan Hezbollahun se do ta kishte rradhën, pasi Hezbollahu mori një pozicion të qartë në konflikt, e ai ishte: të mos mbështeste rebelët.

-          Shënjestrimi, vrasjet dhe përzënia e qytetarëve libanezë që jetonin në pellgun e Kusejrit me pretekstin se ata ishin pjesë e Hezbollahut filloi që në ditët e para të luftës në Siri.

-          Rrëmbimi i pelegrinëve libanezë dhe shantazhimi i Hezbollahut me ta filloi shumë kohë më përpara se Hezbollahu të mbante një qëndrim ndaj luftës në Siri.

-          Marrja e Kusejrit dhe fortifikimi i tij ushtarak në mënyrë që të ndërpriste furnizimin me armë të Hezbollahut filloi shumë kohë përpara se Hezbollahu të mbante një qëndrim ndaj luftës në Siri.

-          Krijimi i ashtuquajturave celula të “FSA-së” ((Nusra-ISIS) në Liban dhe angazhimi me shkëputjen e veriut të Libanit nga pjesa tjetër e vendit për ta bërë atë një bazë të parparuar për operacionet e tyre, filloi shumë kohë përpara se Hezbollahu të mbante një qëndrim ndaj luftës në Siri.

-          Shndërrimi i Ersalin në një qytet rebel dhe bazën më të madhe të FSA-së në Liban dhe bazën e terrorizmit, filloi shumë kohë përpara se Hezbollahu të mbante një qëndrim ndaj luftës në Siri.

-          Grumbullimi i trupave në Kalamun dhe përgatitja e tyre për të pushtuar Hermelin filloi shumë kohë përpara se Hezbollahu të mbante një qëndrim ndaj luftës në Siri.

-          Shndërrimi i veriut të Libanit në një parajsë për FSA-në dhe tekfirista të tjerë, dhe në një rrugë për furnizimin e terroristave me armë nëpërmjet rajoneve të Talkalakut/Kusejrit/Kalamunit filloi shumë kohë përpara se Hezbollahu të mbante një qëndrim ndaj luftës në Siri.

-          Anijet “Lutfallah” 1, 2 dhe 3 të mbushura plot me armë të importuara nga opozita siriane u zbuluan në brigjet e Tripolit.

Prandaj, siç mund të shohim – Veriu i Libani ishte shndërruar në një parajsë për këto grupe terroriste përpara se Hezbollahu të hynte në betejë në Siri.

Ahmad Musalli, një politolog libanez në AUB pajtohet me mendimin se ndërhyrja e Hezbollahut në Siri “e shpëtoi Libanin që të mos bëhej një tjetër ISIS” – dhe siç tregojnë edhe provat, kjo është më se e vërtetë.

Prandaj, u pëlqen apo jo “aktivistëve dhe politikanëve anti-Sirianë” në Liban, Hezbollahu edhe një herë e shpëtoi Libanin nga rreziku; dhe kësaj here – jo nga izraelitët, por nga xhihadistët e financuar nga perëndimi.