Siria

Fronti Al-Nusra ka përdorur automjetet e OKB-së për sulme terroriste

Fronti Al-Nusra duke përdorur automjetin e OKB-së për sulm terrorist in.
Fronti Al-Nusra duke përdorur automjetin e OKB-së për sulm terrorist in.

Burime të opozitës siriane thonë se Fronti Al-Nusra, degë e Al-Kaides, e lidhur me kryengritësit sirianë,  në zonat e pushtuara  përgjatë kufirit rreth Golanit, kohët e fundit, ka përdorur automjetin e vjedhur e OKB-së për të kryer operacione terroriste. 

    

Sipas burimeve, Fronti Al-Nusra ka pushtuar sipërfaqe të mëdha në jug të Golanit dhe i ka përdorur makinat e OKB-së gjatë sulmeve  kundër ushtrisë siriane pranë qytetit të Daraa në jug-perëndim të Sirisë.

    

Burimet siriane të opozitës pretenduan se përdorimi i automjeteve të OKB-së ishte pjesë e një sulmi të dyfishtë. Terroristi prapa sulmit, Abu Hatab al-Muhaxhir, ishte në gjendje të dalë nga makina para se ajo të shpërthente.

   

Makina e OKB-së ishte makina e dytë që shpërthejë dhe çoi në vdekjen e dy prej ushtarëve sirianë që nuk u vranë nga shpërthimi i parë.

    

Fronti al-Nusra  i ka paraqitur fotografitë  në Twitter të mërkurën, për   të dokumentuar sulmin. Fotografitë për përdorimin e makinave të OKB-së janë transmetuar edhe nga televizioni shtetëror i Sirisë. OKB-ja është përgjigjur për sulmun duke thënë: Përdorimi i pajisjeve të OKB-së nga Fronti al-Nusra për të kryer akte terroriste është i papranueshëm.

    

Në javët e fundit, beteja të vështira kanë shpërthyer ndërmjet rebelëve dhe ushtrisë siriane pranë qytetit al-Shejh Meskin, në rrethinat jugore të Daraa-s, ku sulmi me përdorimin e automjeteve të OKB-së u zhvillua.

   

Sipas gazetës Al-Akhbar, qyteti el-Shejh Meskin është konsideruar të jetë një vijë e kuqe për qeverinë siriane, e cila nuk mund të lejojë veten që të humbni kontrollin e qytetit sepse ajo mund të humbas kontrollin në rrugën kryesore që të çon jug të kryeqytetit, në Damask.

    

Shqetësimi i një sulmi me automjetet e OKB-së u ngrit në muajt e fundit pas fotografive të publikuara  në muajin shtator 2014, ku duket një automjet i paqëruajtësve të UNDOF në Golan me një flamur të zi që përfaqëson al-Kaidën dhe Frontin Al-Nusra.  

   

Flamuri është marrë si një shenjë se shoferët e automjeteve ishin  marrë rob ose vrarë nga terroristët ekstrem.

    

Rreth të njëjtës kohë, anëtarët e Frontit të Al-Nusra janë parë pranë makinave të braktisura në zonën përreth Quneitra, afër kohës kur organizata terroriste kishte arritur të pushtojnë  Quneitra-n nga ushtria siriane.

   

Pas pushtimit, Fronti Al-Nusra ka rrëmbyer 44 paqëruajtës të OKB-së nga Filipinet. Dhjetëra forca të OKB-së ishin në gjendje për të shpëtuar, kjo nuk ishte hera e parë që paqeruajtësit e OKB-së rrëmbehen nga terroristët afër Golan-it.