Qendër e re në Kuvajt për të mësuar Kur'anin për femrat e burgosura
Ministria e Brendshme e Kuvajtit hapi zyrtarisht të martën një qendër për mësimin e Kur'anit për femrat e burgosura në Burgun Qendror të Shtetit.
Në këtë qendër do të mësojnë parimet e Islamit duke përfshirë mësimin përmendësh të Kur'anit të Shenjtë, dhe udhëzime tjera fetare që synojnë reformimin e tyre për një jetë më të mirë, tha një zyrtar i ministrisë.
Qendra është dhuratë për departamentin e shërbimeve korrektuese në ministri nga ana e familjes së të ndjerit Mubarak Abdulaziz Al-Hasavi, tha drejtori i departamentit, Ibrahim Al-Eissa në një fjalim në hapjen e ceremonisë së qendrës, raportoi Agjencia KUNA.