Iraku

Organizatat Shi’ite-Sunnite nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për të dënuar ISIS-in

Në një deklaratë të përbashkët, 28 Organizata Muslimane me qendër në New Jersey kanë dënuar hapur veprimet çnjerëzore të grupit terrorist Shtetit Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIS - ISIL), i njohur gjithashtu si Da'esh.

    

Deklarata thotë se ”Da'esh” nuk i pranon interpretimet më të zakonshme të Islamit, të cilat janë pranuar nga shumica dërmuese e muslimanëve paqësorë nëpër botë. Shumica dërmuese e muslimanëve torturat dhe vrasjet moralisht i dënon dhe i gjykon si jo Islame, gjithashtu, shkatërrimin e xhamive, kishave dhe terrorizimin e kombeve të tëra. ”

    

Da'esh vlerësohet të ketë afër 31.500 militantë të cilën kanë pushtuar qindra kilometra katrorë, duke përfshirë qytetet Mosul, Tikrit, dhe Falluxha në Irak, dhe Rakka dhe Kobani në Siri.

   

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se mbi një milion njerëz janë zhvendosur në Irak dhe Siri për shkak të armiqësive të Da'esh-it. Deklarata vazhdon të thotë, Kur është fjala për veprat penale të dhunës në emër të Islamit, komunitetet muslimane Shi’ite dhe Sunnite të New Jersey-it të bashkuara dhe qartë i dënuan veprat e tilla.      Mesazheve të shpallura nga grupet e dhunshme ekstremiste të tilla si Da'esh  janë dezinformata për besimin tonë. Mesazhi i Islamit është i qartë, përfaqëson tolerancën, lirinë fetare dhe paqen, mbi të gjitha.

    

Nënshkruesit i bënë thirrje, gjithashtu, qeverisë amerikane që të respektojnë parimet e sovranitetit dhe të vetëvendosjes .

Organizatat vazhdojnë të inkurajojnë udhëheqësit e komunitetit musliman amerikan të vazhdojnë të flasin kundër Da'esh-it, në mënyrë që të zvogëlojnë  mundësitë e simpatisë me ekstremizmin.