Kulturë

Gratë u burgosën për mësimin e Kur'anit në Uzbekistan

Gratë që kanë qenë duke dhënë mësime Kur'anore janë arrestuar dhe janë dënuar me burg me dënime të ndryshme në Uzbekistan.

   

Në kryeqytetin e Uzbekistanit, në Tashkent, në rrethin e Yangiyul, një grup i grave muslimane janë arrestuar me akuzën e radikalizmit për mësimin e Kur'anit.

   

Sipas televizionit shtetëror, një grup i grave, të cilat u japin mësim fëmijëve rreth Kur'anit në shtëpi u arrestuan. Raporti tha se liderja e   grupit e cila quhet Hanife Mirganieva dhe disa gra të tjera arritën të ikin nga policia. Zyrtarët uzbek thonë se ka shumë mundësi që gratë kanë kërkuar strehim në Turqi.

     

Sipas  Radio Ozodlik, burrat e grave u kapën më parë si anëtarë të Partisë Hizbut Tahrir.