Fe

120 ajete të Kur'anit thërrasin për Unitetin Musliman

Një dijetar i shquar jemenas ka nënvizuar se rreth 120 ajete të Kur'anit të Shenjtë thërrasin muslimanët që të qëndrojnë të bashkuar.

   

Duke folur në një konferencë në lidhje me kërcënimin tekfirist dhe ekstremizmit, Shejh Sherafeddin Shemseddin shtoi se këto ajete duhet të zbatohen nga muslimanët dhe se pasuesit e Islamit nuk duhet të lejojnë dallimet për të shkatërruar bazat e përbashkëta. 

  

Ai paralajmëroi kundër tekfiristëve (ata që i konsiderojnë muslimanët  tjerë si të pafe) dhe tha se askush nuk mund t’i quan muslimanët tjerë  qafirë (jobesimtarë). 

   

Duke iu referuar përhapjes së grupeve tekfiriste si i ashtuquajturi Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL), Shejh Shemseddin tha se bota duhet ta kuptojë se grupet e tilla nuk përfaqësojnë Islamin në asnjë mënyrë.

     

Konferenca Botërore mbi Ekstremistët dhe Lëvizjet Tekfiriste në Këndvështrimin e Dijetarëve Musliman që u hap të dielën në qytetin e shenjt të Iranit, në Kum.

    

Më shumë se 600 dijetarë muslimanë nga mbi 80 vende po marrin pjesë në këtë ngjarje dy ditore dhe, sipas raporteve, 40 për qind e pjesëmarrësve janë muslimanë shia dhe 60 për qind e tyre janë muslimanë sunni.

    

Qëllimi i Tubimit është kundërvënia e grupeve tekfiriste dhe duke bërë thirrje për paqe, miqësi, vëllazëri dhe ndërveprim ndërmjet besimeve të ndryshme.

    

Konferenca,  gjithashtu, synon të hedhë dritë mbi komplotet e Perëndimit kundër Islamit, përkrahja e perëndimorëve për grupet tekfiriste.