Reagimet në raportin e publikuar të CIA-së
Është e njohur se SHBA-të shpesh publikisht kritikojnë rivalët e tyre dhe shtetet ” të papërshtatshme”, ndërsa në të njëjtën kohë injorojnë problemet dhe shkeljen e drejtave njerëzore të aleatëve të tyre. Por pas shpalljes së raportit për torturimet e CIA-së amerikane, rivalët e Uashingtonit kanë ardhur në vete dhe tani po rikthejnë në të njëjtën mënyrë.
Zëdhënësja e ministrisë së punëve të jashtme iraniane Marzieh Afkham, e ka quajtur raportin e CIA-së për torturat si ”shokuese”.
“ Përmbajtja e këtij raporti shokues tregon dhunën, ekstremizmin dhe sekretin e cila është institucionalizuar në sistemin amerikan të sigurisë”, ka porositur zonja Afkhami. Poashtu ka shpreh shqetësimin serioz se këto
“proceset ilegale dhe masa jonjerëzore” edhe më tutje e praktikojnë. “Qeveritarët amerikan me asgjë nuk garantojnë se këto katastrofa do të ndalohen”. “Irani pret që ky raport të sjell edhe tek ndjekja juridike të atyre të cilët janë përgjegjës për këto veprime kriminale”, ka theksuar zëdhënësja e ministrisë së punëve të jashtme iraniane.
Reagimet vijnë edhe nga Rusia. Konstantin Dolgov, përfaqësuesi për drejtat njerëzore pranë ministrisë së punëve të jashtme ruse, ka thënë se raporti i CIA-së për tortura” është edhe një provë më tepër në shkeljen sistematike të drejtave njerëzore nga ana e pushtetit amerikan”.”Kjo situate është në kontradiktë të plotë me pretendimet se SHBA-ja është shembull i demokracisë. Pretendimet e tilla, sikurse shohim, janë larg nga realiteti”, ka thënë Dolgovi në deklaratën e cila është shpallur në faqet zyrtare të ministrisë së punëve të jashtme ruse.
Ka reaguar edhe Pekini, në momentin kur SHBA-të paralajmërojnë qeveritarët kinez për shkak të ngulfatjes së protestave antiqeveritare në Hong Kong. Ministria e punëve të jashtme kineze ka porosit sot se “SHBA-të nuk kanë drejtë të tjerëve të mbajnë leksione për drejtat njerëzore”. Në deklaratën e saj përveç raportit për torturimet nga ana e CIA-së përmenden edhe protestat aktuale lidhur me brutalitetin e policisë amerikanë lidhur me vrasjen e zezakëve.” Është hipokrizi se SHBA-të tjerëve mbajnë leksione ndërsa vetë kanë probleme të mëdha me drejta njerëzore” ka theksuar zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme kineze, Hong Lei.
“Racizmi dhe torturimi i burgosurve, si dhe problemet tjera, tani këto faktet amerikane janë të njohura për të gjithë. Pekini bën thirrje Uashingtonit të përmirësojë mënyrat e veprimit të tyre”, ka theksuar Hong Lei në bisedën e sotshme me gazetarët.