Kopjet e pasakta të Kur'anit do të hiqen nga xhamitë e shenjta
Ministria e Çështjeve Islame, ka udhëzuar zyrtarët për të hequr të gjitha kopjet e Kur'anit me gabime nga të dy xhamive të shenjta, tha Ministri Shejh Saleh bin Abdulaziz Al-Ashejh të mërkurën.
Al-Ashejh tha se Ministria kohët e fundit zbuluan se tregtarët dhe filantropët i kishin sjellë padashur kopje të tilla të Kur'anit. Ai tha se ata ishin nën përshtypjen e gabuar se të gjithë Kur'anët e shtypur nëpër botë janë pa gabime.
Gjatë fjalës së tij në Konferencën, Shtypja e Kur'anit: Ndërmjet Shpresës dhe Realitetit, në Medine, Al-Ashejh tha se Ministria e Çështjeve Islame kishte identifikuar gabimet në disa ajete të Kur’anit në këto kopje.
Ai tha se zyrtarët janë udhëzuar për t’i hequr këto kopje nga të dy xhamitë e shenjta.
Ai tha se qeveria kishte shpenzuar me bujari në Kompleksin e Mbretit Fahd për Shtypjen e Kur’anit të Shenjtë , në Medine, e cila mbështetet mbi dijetarët të cilët mbikëqyrin procesin e shtypjes.