Vatikan

Papa: Të gjithë muslimanët nuk janë terroristë

Papa Françesku ka sulmuar ata që thonë  se të gjithë muslimanët janë terroristë, duke shtuar: Ndërsa ne nuk mund të themi se të gjithë të krishterët janë fundamentalistë 

   

Papa Françesku të dielën u bëri thirrje udhëheqësve muslimanë në mbarë botën në mënyrë të qartë të dënojnë terrorizmin që kryhet në emër të Islamit dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund persekutimit të të  krishterëve në Lindjen e Mesme.

   

Papa tha se ai i kishte thënë presidentit turk, Rexhep Tajip Erdoganit  se do të ishte e mrekullueshme nëse të gjithë liderët muslimanë të botë,  politikë, fetarë dhe akademikë, të flasin në mënyrë të qartë dhe të dënojnë  dhunën e cila dëmton Islamin. 

   

Kjo do të ndihmojë shumicën e muslimanëve nëse këto fjalë dalin nga goja e këtyre udhëheqësve politikë, fetarë dhe akademikë. Ne të gjithë kemi nevojë për një dënim global, tha Papa Françesku para  gazetarëve në bordin e avionit duke  u kthyer në Romë, pas një vizite tri-ditore në Turqi.    

    

Papa Françesku ka sulmuar ata që thonë  setë gjithë muslimanët janë terroristë, duke shtuar: . Ndërsa ne nuk mund të themi se të gjithë të krishterët janë fundamentalistë

    

Në një lutje të rrallë të përbashkët, Papa dhe Patriarku ekumenik ortodoks Bartolemeu I folën kundër dhunës anti- krishterë, duke thënë se bota nuk mund të qëndrojë më dhe të lejojë një Lindje të Mesme pa të krishterë.

   

Ata thanë  se situata e tmerrshme e të krishterëve kërkon një përgjigje të duhur nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.

    

Lideri argjentinas i katolikëve të botës denoncoi atë që ai e quajti valën aktuale të Kristianobobisë në Lindjen e Mesme, duke i akuzuar radikalët islamikë  për gjahun ndaj të krishterëve.

   

Në ditën e fundit të vizitës së tij të parë në Turqi, Papa Françesku  kërkoi dhënien fund të skizmës mijëvjeçare të vjetër midis kishave ortodokse dhe katolike dhe tha se kjo është çështja më urgjente për shkak të dhunës kundër të krishterëve nga ana e ekstremistëve të shtetit islam.