Kulturë

Promovimi i Kur’anit në mesin e rinisë është i nevojshëm për luftën kundër ekstremizmit

 

Një aktivist irakian i Kur'anit theksoi se thellimi i lidhjes së të rinjëve  me Kur’an është i nevojshëm për të luftuar ekstremizmin dhe tekfirizmin.

  

Duke folur për Agjencinë IQNA, Mahmoud bin Shakir bin Muhammed el-Kerkhi tha se brezi i ri është i ekspozuar ndaj tekfirizmit dhe ideologjive radikale dhe në mënyrë për të parandaluar përhapjen e ekstremizmit është e nevojshme për të forcuar lidhjen e rinisë me Librin e Shenjtë, Kur’anin.

    

Studiuesi  irakian i Kur'anit shtoi se muslimanët, veçanërisht të rinjtë, duhet të njihen me Kur'anin dhe mësimet e tij sublime.

   

Muhammed Al-Kerkhi, i cili është anëtar i panelit të Garave të Pesta  Ndërkombëtare të Kur'anit të Shenjtë  për Studentët Musliman, më tej tha se Garat Kur’anore janë një hap drejt rritjes së lidhjeve të rinisë me Kur’anin. 

    

Kryetari i Shoqatës së Kënduesve të Kur'anit në provincën Dijala të Irakut sugjeroi se konferenca dhe seminare do të mbahen në margjinat e Garave të Kur’anit në të cilën do të diskutohen çështjet si Uniteti Islamik, trajtimin e ekstremizmit dhe të shmangurit e dallimeve sektare.

    

Ai, gjithashtu, sugjeroi se seksionet e grave të shtohen në Garat e Femrave Muslimane sepse në mesin e femrave ka talente të mëdha Kur’anore.

   

Garat e 5-ta Ndërkombëtare të Kur’anit për Studentët Musliman do të mbahen në Kullën Milad, në Teheran prej 1 deri më 5 janar 2015.

Përveç tjerash, në fjalën e tij, Muhammed Al-Kerkhi bëri thirrje për krijimin e një bashkimi të aktivistëve të Kur’anit në Botën Muslimane  për të shtuar numrin e kënduesve dhe hafizëve të Kur’anit që të afrohen , të bashkohen me hafizë, këndues e veprimtarë të tjerë të Kur'anit që të shkëmbejnë mendimet dhe përvojat.

   

Muhammed al-Kerkhi ka lindur më 29 maj 1965 në qytetin e Bakubah, në provincën Dijala. Ai është një këndues i shquar i Kur’anit dhe kryetar i Shoqatës së Kënduesve të Kur’anit  në provincën Dijala që nga viti 1997.