Ish Myftiu i Egjiptit hedh poshtë akuzat se shiat janë qafira
Ali Gomaa, ish myftiu i Egjiptit, tha se është e pa pranueshme akuza se shiat janë qafira. Duke folur për të përditshmen Kuvajtit Al-Ray, ai tha, gjithashtu, se thirrja për kthimin e Halifatit Islam është e pavlefshme dhe se një thirrje e tillë nuk ka të bëjë me Islamin e vërtetë.
Ai nënvizoi se ata si ISIL-i dhe al-Kaida të cilët mbajnë ideologjinë tekfiriste kërkojnë përçarje sektare dhe rebelime.
Ish-Myftiu shtoi se grupe të tilla nuk dinë asgjë në lidhje me Islamin e vërtetë dhe Fikhun dhe Sheriatin.
Këto grupe kanë njollosur imazhin e Islamit në botë, tha ai, duke vënë në dukje se këto grupe tekfiriste zbatojnë planet e armiqve .
Në muajt e fundit, grupet tekfiriste të tilla si ISIL-i kanë kryer akte të tmerrshme të dhunës, duke përfshirë prerje të kokave publikisht, krime kundër muslimanëve shi’itë, sunnitë, kundër kurdëve dhe të krishterëve në Siri, Irak dhe Liban.