Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Mesazhi i liderit suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Khamenei, për haxhinjt e këti viti

Ajetullah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, mbajti një mesazh për haxhinjt e këtij viti. Në vijim është teksti i plotë i këtij mesazhi, lëshuar më datën, 11 Tetor 2013.



Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!


    Të gjitha falënderimet  i takojnë Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi zotëriun e pejgamberëve, Muhammedin (a.s.) mbi  familjen e tij të pastër dhe shoqëruesit e tij të zgjedhur.
     Ardhja e kohës së haxhit duhet të konsiderohet si Bajrami i Madh te Umeti Musliman. Është mundësi e madhe që në këto ditë të çmuara  myslimanët në të gjithë botën të sigurojë një eliksir çudibërës. Nëse  vlera e këtyre ditëve është vlerësuar dhe në qoftë se ne përfitojnë këto ditë të të tilla në një mënyrë të përshtatshme, atëherë shumë sëmundje në Botën Islame do të shërohen.
       Haxhi është pranverë gurgulluese e bekimeve hyjnore. Secili prej prej jush o haxhinj të lumtur keni pas mundësinë për të pastruar zemrat dhe shpirtrat tuaj me këto praktika fetare, të cilat janë plot ngrohtësi shpirtërore, dhe rast për të mbledhur bekime të shumta për tërë jetën tuaj, duke e përdorur këtë burim të dinjitetit, mëshirës dhe të fuqisë.
     Në këtë arenë hyjnore, ju mund të shprehni përulësinë tuaj para Allahut të Mëshirshëm, kryeni detyrat, përgjegjësitë të cilat kanë rënë mbi supet e muslimanëve, tregoni entuziazëm dhe dinamizëm në punët e botës dhe në detyrat tuaja fetare, mëshironi dhe falni njëri-tjetrin,  vëllezër muslimanë, demonstroni kurajon tuaj dhe vendosmërinë në ngjarje të vështira, shpresoni në ndihmën hyjnore në të gjitha arenat dhe, së fundi , ndërtoni karakterin tuaj njerëzor ashtu siç i ka hije muslimanit.    

     Kur ju zbukuroheni me këto burime të çmuara dhe kur ju keni përfituar prej tyre, atëherë ju mund të ofroni veten tuaj si dhuratë  vendin tuaj, kombin tuaj dhe për Ummetin Islam.
     Më shumë se çdo gjë tjetër, Ummeti Islam ka nevojë për individ të cilët mund t’i shfrytëzojnë mendimet dhe veprimet, si dhe besimin, sinqeritetin, pastërtinë dhe devotshmërinë, të cilat mund të tregojnë rezistencë në fytyrën e armiqve të lig. Kjo është e vetmja rrugë për çlirimin e komunitetit të madh musliman nga problemet të cilat janë krijuar, qoftë nga ana e armikut, ose si rezultat i mungesës së besimit  dhe vendosmëririsë së muslimanëve. Muslimanët kanë vuajtur nga këto gjëra për një kohë shumë të gjatë.
    Pa dyshim, epoka aktuale është një epokë e zgjimit, ku muslimanët mund të gjejnë identitetin e tyre të vërtetë. Kjo e vërtetë mund të zbulohet lehtë përmes sfidave me të cilat po ballafaqohen muslimanët.

     Është pikërisht në kushte të tilla që përcaktimi i jonë është i bazuar në besim, besimin në Zot. Me largpamësi dhe urtësi – popujt  myslimanë  mund të korrin fitore ndaj këtyre sfidave dhe të sjellin një jetë më dinjitoze, më të ndershme për muslimanët. 
      Kampi kundërshtar, i cili nuk mund të tolerojë zgjimit islamik dhe dinjitetin e muslimanëve, ka hyrë në arenë me gjithë fuqinë e tij dhe ai  është duke përdorur të gjitha llojet e luftërave, psikologjike, ushtarake , ekonomike dhe me mjete propagandistike për t’i shtypur muslimanët, që t'i bëjnë ata joaktiv dhe të merren me gjëra të parëndësishme.
        Kur marrim një vështrim të përgjithshëm në vendet e Azisë Perendimore, si Pakistani, Afganistani , Iraku , Siria , Palestina, vendet përreth Gjirit Persik, dhe vende të Afrikës së Veriut, si Libia , Egjipti, Tunizia, Sudani dhe një numër të vendeve të tjera, atëherë zbulojmë shumë të vërteta.
       Ekzistenca e luftërave civile, paragjykimet fetare, sektare,  paqëndrueshmëria politike, terrorizmi mizor, shfaqja e grupeve ekstreme, të cilat janë si fiset e egra në histori, që i shqyejnë më dhëmbët e tyre zemrat e qenieve njerëzore, shfaqjen e mercenarëve të armatosur  që vrasin gratë dhe fëmijët, prejnë kokat e burrave dhe grave të përdhunuara dhe këto krime të tmerrshme, të neveritshme i bëjnë në emër të fesë. Të gjitha këto janë prodhime satanike dhe komplote arrogante të shërbimeve të huaja të zbulimit dhe agjentëve të tyre  rajonal.
        Komplote të tilla janë zbatuar në vendet në ndryshme dhe si  rezultat, ato kanë krijuar një situatë katastrofale për këto kombe dhe popuj. Në kushte të tilla, është e qartë se askush nuk mund të presin kombet myslimane për të korrigjuar mangësitë e tyre materiale dhe shpirtërore dhe për të arritur sigurinë, mirëqenien, përparimin shkencor dhe dinjitetin ndërkombëtare, të cilat janë rezultat i arritjes së zgjimit për gjetjen e identitetit të vërtetë. 
      Këto kushte katastrofike mund të abortojnë progresin e zgjimit islamik, mund të shkatërrojnë vetëdijen  e  cila është krijuar në Botën Islame, kështu muslimanët shkojnë drejt izolimit, stagnimit, harresës për çështjet më të rëndësishme dhe themelore siç janë çlirimit i  Palestinës dhe shteteve tjera myslimane të shkeluara nga SHBA-ja dhe Cionizmi. 
      Ilaçi më i rëndësishëm për këtë situatë mund të përmblidhet në dy fjalë kyçe, të cilat janë ndër mësimet më të qarta të Haxhit:
     Së pari : Bashkimi dhe Vëllezërimi i Myslimanëve nën flamurin e  e besimit në një Zot, Teuhidit , (Monoteizmit) .
Së dyti : Duke e njohur armikun, planet e tij dhe metodat.
    Forcimi në frymën e vëllazërisë dhe bashkëpunimit është një mësim i madh i Haxhit. Gjatë Haxhit, edhe grindja, duke argumentuar me të tjerët është e ndaluar. Gjatë Haxhit, i veshur me të njëjtat rroba , duke ndjekur të njëjtat praktika , duke bërë të njëjtën lëvizje, të gjitha këto kanë kuptimin barazi dhe vëllazëri, kjo vlen për të gjithë ata që besojnë dhe mbështeten në monoteizëm.
      Kjo do të thotë se Islami fuqimisht kundërshton çdo ide dhe besim për besimtarët muslimanëve që shkojnë në Qabe se janë jashtë rrethit të Islamit. Ata që besojnë kështu janë tekfirista, të cilët janë bërë vegla në duart e politikanëve tradhtarës, vegla të cionistëve dhe përkrahës të perëndimorëve. Këta janë ata që po kryejnë krime të rënda, që po derdhin gjakun e muslimanëve të pafajshëm, kurse paraqiten se kinse  fetarë, e quajnë veten prinjësa fetarë, ndërsa e ndezin zjarrin e urrejtjes, përçarjes mes besimtarëve Shi’i dhe Sunni. 
      Unë, si shumë dijetarë islamë dhe personalitete dashamirës  të Ummetit Islam, njoftojmë, shpallim, se çdo deklaratë apo veprim që ndezë zjarrin e përçarjes mes myslimanëve, çdo fyerje për besimet e shenjta të njeri-tjetrit në mes muslimanëve dhe çdo akt të takfiristëve kundër mësimeve islame, janë në shërbim të ateizmit, në shërbim të politeizmit dhe ata kështu e kanë tradhtuar Islamin. Pra, gjitha këto gjëra janë haram, të ndaluara.
       Njohja e armikut dhe metodat e tij  janë faktori i dytë i rëndësishëm. Së pari, ne nuk duhet të harrojmë për ekzistencën e një armiku inatçor. Kryerja ritualit me gurë apo guralecë gjatë haxhit është një shenjë simbolike e kësaj vetëdije. Së dyti , ne nuk duhet të gabojmë se cili është armiku kryesor, atë duhet njohur, ai në kohën e tashme është arroganca globale dhe rrjeti kriminel cionist.
        Së treti, ne duhet të duhet të identifikojmë metodat e këtij armiku, i cili është duke krijuar armiqësi, përçarje në mesin e muslimanëve, promovon korrupsionin moral dhe politik, duke kërcënuar dhe joshë  personalitete të shquara, duke ushtruar presione ekonomike tek të gjitha kombet dhe nxitë dyshime rreth besimit Islam. Për më tepër, ne duhet të identifikojmë agjentët e tyre dhe ata që janë, me vetëdije apo nga padija, të varur prej tyre. 
     Qeveritë arrogante, kryesuar nga SHBA, fshehin karakterin e tyre të vërtetë me ndihmën e mjeteve propagandistike të avancuara. Duke pretenduar se ata mbështesin të drejtat e njeriut dhe demokracinë, kështu ata mashtrojnë opinionin publik në vende të ndryshme. Ata flasin për të drejtat e të gjitha kombeve, ndërsa ata çdo ditë i shkelin me zjarrë të drejtat e kombeve myslimane. 
     Për dekada të tëra, komb i shtypur palestinez ka kundërshtuar me greva krimet e regjimit cionist dhe përkrahësit e tij. Në vendet si  Afganistani, Pakistani dhe Iraku, terrorizmi – që e ka origjinën nga politikat e arrogancës globale dhe agjentët e tij në rajon – po shkatërron jetën e njerëzve për çdo ditë.
         Siria ndodhët nën sulmin e fuqive arrogante dhe agjentëve të tyre rajonale, dhe kjo për shkak të mbështetjes anti- cioniste, si pasojë ajo tani po përjeton një luftë të përgjakshme civile. Në Bahrein dhe Mianmar, myslimanët kanë qenë të injoruar, kurse armiqtë e tyre janë të përkrahur. Kombe të tjera janë kërcënuar nga SHBA dhe aleatët e saj me sulme ushtarake, sanksione ekonomike dhe akteve të ndryshme të sabotazhit. Duke marrë një vështrim të përgjithshëm në të gjitha këto vende mund të zbulojnë të gjithë njerëzit anembanë botës fytyrën e vërtetë të këtyre liderëve të arrogancës botërore.
      Personalitet politike, kulturore dhe fetare në të gjithë botën e Islamit duhet ta konsiderojnë këtë si përgjegjësi e tyre, për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve për këto fakte. Kjo është përgjegjësi morale dhe fetare e të gjithë neve. Vendet në Afrikën Veriore, të cilat sot, për fat të keq, vuajnë nga konflikte të thella, të brendshme, duhet t'i kushtojnë vëmendje më shumë se vendet e tjera.
      Vazhdimi i këtyre konflikteve midis orientimeve nacionaliste dhe neglizhencës së myslimanëve rreth kërcënimit të luftërave të brendshme në vende të tilla është një rrezik i madh. Humbja që i është shkaktuar  Umetin Islam, për shkak të ngjarjeve të tilla, nuk mundt të kompensohet shpejt.
     Natyrisht, ne nuk kemi dyshime se njerëzit të cilët kanë dalë kundër arrogancës botërore dhe të cilët janë bërë mishërim i zgjimit islamik në vende të tilla do të kenë bekimin e Allahut. Megjithatë, injoranca rreth rolit të fuqive arrogante në krijimin e përçarjes dhe duke vazhduar me  ndërhyrje destruktive do të krijojë një situatë të vështirë për vendet e tilla dhe do të shkaktojë një vonesë shumë të gjatë në arritjen e një epokë të dinjitetit, të sigurisë dhe mirëqenies.
    Ne besojmë, nga thellësia e zemrave tona, në aftësinë e kombeve dhe në fuqinë, besimin, vendosshmërinë dhe largpamësinë të cilat All-llahu i Gjithëdijshëm i ka ofruar për masat e popullit.
     Për më shumë se tri dekada, ne e kemi parë këtë në Republikën Islamike me sytë tanë dhe ne kemi përjetuar atë me gjithë zemrat dhe shpirtërat tanë. Vendosmëria jonë është një ftesë për të gjitha kombet myslimane, me këtë përvojë të vëllezërve të tyre në këtë vend dinjitoz dhe të palodhshëm.
    Lus All-llahun e Lartësuar të dhurojë paqen mbi muslimanët dhe të nxjerr në pah komplotet e armiqëve. Atij i lutem që të pranojë Haxhin  tuaj dhe të ju dhurojë shëndetin fizik dhe shpirtëror. Unë kërkoj prej Tij që t'ju ofrojë haxhinjëve në Shtëpinë e Allahut një  furnizim të tejmbushur me bekime shpirtërore.
Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi ju! 

Sejjid Ali Khamenei