Ajetullah Hamedani i bën thirrje muslimanëve shi’itë, sunnitë, për bashkim kundër armiqve
Në një takim me një numër të dijetarëve musliman nga Siria, të mbajtur në qytetin qendror të Iranit, në Kum, të enjten, Ajetullah Hussein Nuri Hamedani paralajmëroi kundër kurthave të armiqve të Islamit dhe bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta të myslimanëve për t’i për shkatërruar ato.
Sot, muslimanët shi’itë dhe sunnitë duhet të bashkohen dhe së bashku do të jenë në gjendje të miratojnë masa thelbësore kundër armiqve, tha autoriteti i lartë fetar iranian.
Ajetullah Hussein Nuri Hamedani tha, gjithashtu, se duke pasur parasysh rolin që dijetarët muslimanë mund të luajnë në promovimin e unitetit mes muslimanëve, ata duhet të mbledhën dhe të mbajë konferenca për t’i shkëmbyer pikëpamjet rreth çështjes.
Dijetarët muslimanë duhet të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, që të jenë më të efektiv kundër armikut.
Të dielën e kaluar, qindra dijetarë muslimanë nga rryma të ndryshme, duke përfshirë shi’itët dhe sunnitët nga 83 vende u mblodhën në qytetin e shenjtë të Kumit për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Rreziqet e Tekfirizmit.
Konferenca kishte për qëllim përballimin e kërcënimeve të imponuara nga grupet tekfiriste dhe nxitjen për paqe, miqësi, vëllazëri dhe ndërveprim mes rrymave të ndryshme Islame.