Iraku

Rrethe Kur'anore në Qerbela

Sesioni i parë i një serie të rretheve Kur'anore të planifikuara nga Qendra Dar-ul-Kur'an u mbajt në Xhaminë e Imam Hysejnit në Qerbela, Irak.

   

Sipas faqes së internetit të Qendrës, seanca u organizua në bashkëpunim me Shoqatën Kur’anore Al-Hurr  në Xhaminë e Madhe të Imam Mehdiut në Al Hurr, në rajonin Al Sakir.

   

Ammar Al-Hazaji, kreu i seksionit të qendrës, tha se disa nga rrethet  Kur'anore mbahen çdo ditë dhe disa seanca rrethesh mbahen dy herë në javë në Xhaminë e Madhe dhe në Hysejnijet e krahinës.   

    

Resul Al-'Ameri, këndues i shquar irakian i Kur'anit dhe një mbikëqyrës i planit Kur'anor tha se duke mbajtur rrethet Kur’anore, Qendra ka për qëllim të ofrojë një mundësi për të gjithë të kënduesit e Kur’anit dhe hafizët e Kur’anit në Provincën e Qerbelasë për t’u tubuar, mbledhur në sesione dhe të këmbimit të përvojave. 

   

Seanca e parë filloi me këndimin e Kur'anit të Shenjtë nga Muhammed Ashuri.

   

Inkurajimi i shoqërisë për të vepruar sipas mësimeve të Kur'anit të Shenjtë është një tjetër objektiv i Qendrës Kur'anore.