Kulturë

Përkthehen kumtesat e Konferencës Ndërkombëtare për dijetarin e shquar Allameh Tabataba'in

Kumtesat e paraqitura në Konferencën Ndërkombëtare mbi   “Mendimet Allameh Tabataba'it në Komentimin e El-Mizan-it” do të përkthehet në gjuhë të ndryshme.

   

Duke folur për Agjencinë IQNA, Hassan Shukrullahi, Sekretar Ekzekutiv i Konferencës, tha se së bashku me kumtesat, intervistat e bëra me pjesëmarrësit në këtë ngjarje Kur'anore dhe fjalimet e paraqitura në sesione të ndryshme të Konferencës Ndërkombëtare, gjithashtu, do të përkthehen nga Asambleja Botërore e Ehl –ul-Bejtit.  

   

Prej 580 kumtesave të dërguara për Konferencë, 550 kumtesa janë  në gjuhën persishte dhe 30 të tjera janë në arabisht dhe anglisht.

Përkthimet do të publikohen në një përmbledhje me qëllim të zhvillimit të konferencës në aspektin ndërkombëtar dhe të hapë rrugën për edicionet e ardhshme të programit.

   

Ai shtoi se punimet shkencore të konferencës do të botohen në botime të veçanta, në revistat e institutit, gjithashtu, do të përpilohen dhe do të publikohen në një libër të veçantë.

   

Edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare u zhvillua më 13 nëntor 2014  në Institutin Arsimor-Kërkimor ”Imam Homeini” në qytetin e shenjt, Kum, Iran.