Princi Fejsal hapi Forumin Ndërkombëtar
Governatori i Medinës, Princi Fejsal bin Salman me Ministrin për Çështje Islamike, Saleh Al-Ashejh dhe të ftuar të tjerë morrën pjesë në hapjen e Seminarit Ndëkombëtar me titull:
Shtypja dhe Publikimi i Kur'anit të Shenjtë: Realitetet dhe Objektivat, në Medine, të martën, i cili u inagurue nga Governatori i Medinës, Princi Fejsal bin Salman.
Forumi u organizua nga Kompleksi i Shtypshkronjës së Kur’anit Mbreti Fahd në Hotel Le Meridien, në qytetin e shenjtë dhe u realizua nën kujdesin e Kujdestarit të dy Xhamive të Shenjta, Mbretit Abdullah.
Princi, gjithashtu, preu shiritin për të hapur një ekspozitë në margjinat e forumit dhe vizitoi ekspozitën , e cila ka ekspozuar botime të ndryshme të Kur'anit të Shenjtë, dorëshkrime të tij dhe literaturë tjetër të shtypura në kompleksin e shpypshkronjës.
Ministri i Çështjeve Islamike, Saleh Al-Ashejh dhe të ftuar të tjerë e shoqëruan princin. Princi e prezantoi një kopje të re të veçantë të Kur'anit të Shenjtë dhe të edicionit të parë të Librit të Shenjtë me alfabetin Brej, për të verbërit.
Saleh Al-Ashejh e ka përshkruar shkurtimisht se si është përpiluar së pari Kur'ani dhe dërguar në qendra të mëdha muslimane gjatë kohës së halifit të tretë, Uthman bin Affan.
Shkruesit i kanë përshkruar ajetet e Kur’anit me besnikëri, me saktësi, gjatë shekujve, tha ai.
Edhe pas shpikjes së shtypshkronjës, kopjet e Kur’anit me dorëshkrim vazhduan. Versionet e Kur’anit me dorëshkrim ishin zgjedhje e dijetarëve nga frika gabimeve gjatë shtypit dhe kështu preferuan të rrinë pranë mënyrës tradicionale artistike.
Kompleksi i Shtypshkronjës Mbreti Fahd Kur'ani u zvillua shpejt , duke përdorur metoda të avancuara teknologjike.
Më shumë se 230 milion kopje të Librit të Shenjtë, Kur’anit, janë shtypur në kompleks, tha ai.
Publikime tjera të shtypura në kompleks përfshijnë studime dhe literaturë rreth Librit të Shenjtë, duke përfshirë komentet dhe kuptimet në gjuhë të ndryshme. Kur'ani është përkthyer në 63 gjuhë, ndërsa afër 300 milionë kopje janë shtypur si literaturë që kanë lidhmëri me Kur’anin, gjithashtu, janë shtypur nga kompleksi.
Seminari vjen si një afirmim për të gjithë ata që janë të interesuar për mekanizmin e tillë meqë shtypja e Kur'anit nuk është detyrë e lehtë, tha Saleh Al-Ashejh. Ministri, gjithashtu, lavdëroi Mbretin Abdullah, Princin e Kurorës, Salman, zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes dhe Princin, Mukrin për përkrahjen e Kompleksit të Shtypshkronjës.
Muhammed Al-Oufi, Sekretar i Përgjithshëm i Kompleksit, gjithashtu, foli me këtë rast.
Ahmed Shukri i Universitetit të Jordanit përgëzoi përpjekjet e bëra nga Arabia Saudite në shtypjen, botimin dhe shpërndarjen e kopjeve të përsosura dhe falas të Kur'anit për muslimanët në të gjithë botën.