Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Tekfiristët i shërbejnë objektivave të arrogancës botërore

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei tha se Tekfiristët dhe qeveritë që i mbështesin veprojë në përputhje me objektivat e fuqive arrogante.

   

Duke folur të martën në një takim me pjesëmarrësit në Konferencën Ndërkombëtare mbi Kërcënimet e Ekstremistëve dhe Tekfiristëve, Ajetullah Hamenei shtoi se këto grupe me një pamje Islame i shërbejnë fuqitë hegjemoniste. 

   

Shkëlqesia e tij, i referohet përpjekjeve për të devijuar vëmendjen nga lëvizja e Zgjimit Islamik dhe duke lënë mënjanë çështjen e Palestinës si pjesë e së vërtetës që argumenton agjendën e grupeve tekfiriste pro-arrogancës botërore.

   

Udhëheqësi Suprem,  Ajetullah Sejjid Ali Hamenei , vuri në dukje se Zgjimi Islamik është një lëvizje kundër Shteteve të Bashkuara, tiranisë  dhe arrogancës, por rryma tekfiriste e ka kthyer këtë lëvizje të madhe në një luftë civile dhe përleshje midis vëllezërve muslimanë.

   

Ajetullah Hamenei tha, gjithashtu, se ndërsa fronti i përpjekjes për luftë për muslimanët në rajon është Palestina e pushtuar, tekfiristët  ndryshuan vijën e frontit dhe e zhvillojnë atë në rrugët e Irakut, Sirisë, Pakistanit dhe Libisë.

    

Shkëlqesia e tij theksoi përgjegjësinë e konsiderueshme të dijetarëve të Botës Muslimane në kushtet aktuale dhe tha se një prej këtyre përgjegjësive është krijimi i një lëvizje të plotë shkencore për të çrrënjosur rrymën aktuale tekfiriste.    

   

Udhëheqësi Suprem shtoi se përmes kësaj lëvizje shkencore dhe logjike, ata të rinj të pafajshëm të cilët janë bllokuar nga tekfiristët  duhet të mbrohen.   

   

Ajetullah Hamenei vazhdoi duke thënë se është detyrë e dijetarëve muslimanë për të hedhur dritë mbi rolin e SHBA, Britanisë dhe regjimit Sionist në ringjalljen e tekfirizmit aktual dhe për të parandaluar problemin kryesor të Botës Muslimane, gjegjësisht, çështjen e Jerusalemit (el-Kuds)  dhe Xhaminë al-Aksa, që mos të lihet në harresë.

   

Para deklaratave të Liderit së Lartë, Huxhetul Islam Alizadeh Mousavi, Sekretar i Konferencës Botërore mbi Ekstremizmin dhe Lëvizjet Tekfiriste në Këndvështrimin e Dijetarëve Muslimanë, paraqiti një raport mbi veprimtarinë dy-ditore ndërkombëtare. 

   

Ai tha se 315 studiues nga pjesë të ndryshme të Botës Muslimane morrën pjesë në konferencë dhe se 144 kumtesa të zgjedhura të kësaj veprimtarie ndërkombëtare do të publikohet në persisht dhe arabisht.

    

Konferenca u mbajt në qytetin e shenjt, në qendër të Iranit, në qytetin Kum, të dielën dhe të hënën, më 23-24 nëntor 2014.