Terroristët e ISIL-it shkatërrojnë xhamitë shi’ite, xhamitë sunnite në Irak
Terroristët tekfiristë të ISIL- it kanë shkatërruar disa xhami që u përkasin muslimanëve shi’itë dhe muslimanëve sunnitë në provincën Salahudin të Irakut.
Një video, që u publikua të martën, tregon militantët e ISIL-it duke shkatërruar me bullduzher dhe me eksploziv duke hedhur në erë disa vende të shenjta sunnite dhe shi’ite në provincën Salahudin të Irakut.
Ndërkohë, terroristët e ISIL-it, gjithashtu, kanë shkatërruar kishën historike të Shën Gjergjit në qytetin e Mosulit.
Grupi terrorist është kthyer edhe një herë për të bombarduar kishat dhe xhamitë, pasi humbi popullaritetin dhe shumë prej anëtarëve të grupit kanë qenë në shënjestër të sulmeve ajrore në zona të ndryshme të qytetit, tha të martën, Saad Mamuzin, kreu i Partisë Demokratike të Kurdistanit (PDK) Dega në Mosul.
Në ditët e fundit, ushtria e Irakut ka arritur fitore të shumta në luftën kundër militantëve të ISIL-it, duke u zotuar të vazhdojë betejën kundër grupit ekstremist të ISIL-it.
Militantët tekfiristë kanë kryer akte të tmerrshme të dhunës, duke përfshirë prerje të kokave publikisht dhe kryqëzime, kundër të gjitha komuniteteve siriane dhe irakiane të tilla siç janë muslimanët shi’itë, sunnitë, kurdët, të krishterët dhe kurdët Izadi.
Perëndimi dhe aleatët e tij rajonal, duke përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Turqinë, janë duke dhënë mbështetje financiare dhe ushtarake për militantët.