Serbia

Lufta e Perëndimit dhe Lindjes rreth Serbisë

Qendra humanitare serbo-ruse në Nish dhe fillimi i shërbimit  mediatik rus në Serbi është pjesë e “diplomacisë së butë” të Rusisë me qëllim të përmirësimit të imazhit të saj dhe të forcimit të ndikimit të sajë në botë, ceket në vlerësimin e Rojtersit. “Serbia duket si tokë pjellore pasi që balancon në mes përpjekjes së qeverisë drejt integrimeve në Bashkimin Evropian dhe shoqërisë kryesisht konservative në të cilin disa serbë ndiejnë simpati më të madhe ndaj Rusisë”, vlerëson Rojtersi. Zgjedhësit  në kërkim të prosperitetit shumë herë kanë përkrahur kursin proevropian, por shumë në Serbi kanë mbet të dyshimtë ndaj Perëndimit pas bombardimeve të NATO-së në të cilin kanë pësuar edhe civilët, ceku Rojtersi.

 

 “Në mënyrë publike të hidhërohet Rusia është politikisht e papranuar në Serbi. Serbia ka refuzuar të vejë sanksione Rusisë për shkak të krizës në Ukrainë përkundër presionit që politikën e vet të jashtme të harmonizojë me Bashkimin Evropian”, shtoi Rojters. Agjencioni ceku se para ca kohe kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar në ndikimin rus në Serbi dhe shtetet tjera në Ballkanin Perëndimor. Në ndërkohë, Kremljini kohët e fundit ka proklamuar doktrinën e re të “forcës së butë” të quajtur

” Strategjia integruese për zgjerimin e ndikimit humanitar rus në botë” i cili sipas fjalëve të shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrovit ka për qëllim që të “ luftojë kundër masave pa presedan të cilët kanë për qëllim diskreditimin e politikës zyrtare ruse dhe shkatërrimin e imazhit rus”. “Rusia po përpiqet, 25 vjet pas mënjës së murit të Berlinit i cili ka sinjalizuar dobësimin e ndikimit të saj në Evropën Lindore, të rikthejë diç nga ndikimi i humbur”, vlerëson Rojtersi.

 

Kjo më se e dukshme është në rolin e saj në Ukrainë, por siç thekson agjencioni, ekzistojnë shumë mënyra të sofistikuara me të cilët Rusia është identifikuar ndaj ish shteteve komuniste në Evropën Lindore, me anë të marrëveshjeve energjetike me të cilat ajo është furnizuese kryesore, me lidhjet diplomatike më të përafërta, por edhe me përpjekjet e forta që të përvetësojë opinionin publik në kontinentin evropian i cili çdo here e më tepër është armiqësor. Rojtersi përkujton se Serbia në vërshimet e majit e para i ka ardhur në ndihmë Rusia  e cila “ vetëm për disa orë ka dërguar 76 shpëtimtarë”, ndërsa e tërë ndihma është koordinuar përmes qendrës humanitare serbo-ruse në Nish. Sikurse cek Rojtersi, sipas fjalëve të dy zyrtarëve të paidentifikuar të cilët kanë marr pjesë në përgatitjen e vizitës së Putinit në Beograd, presidenti rus ka kërkuar që stafi i vendit të tij në qendrën në Nish të merr statusin diplomatik, pas së cilës me protestë kanë reaguar ambasadorët perëndimor në Beograd dhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiqi e ka refuzuar atë kërkesë.. “ Në rast se është menduar që qendra në Nish të ketë rolin më të madh rajonal , aktivitetet e tija do të mund të jenë të përcjellura tërësisht në Bashkimin Evropian”, ka thënë Rojtersit zyrtari i pa titulluar i Bashkimit Evropian.

 

Agjencioni britanez rikujton se Moska këtë muaj ka lansuar shërbimin medial për të luftuar kundër propagandës agresive perëndimore, dhe se zyrat e saja do të hapen në shumë shtete në botë, duke përfshirë edhe Serbinë. Redaktorja kryesore dhe përgjegjëse e shtëpisë mediale ”Rusia sot” në Serbi Ljubinka Milinçiq ka paralajmëruar se web portali i kësaj organizate mediale do të fillojë punën në fund të këtij viti, ndërsa radio stacioni në fillim të vitit të ardhshëm. Diplomatët perëndimor paralajmërojnë, sikurse cek Rojtersi, që paraja ruse do të mund të gjente mënyrat të depërtojë në shtëpitë mediale në Serbi, organizatave joqeveritare dashamirëse, por edhe partive politike, edhe pse është vështir të gjendet dëshmi e fortë për këtë. Ata gjithashtu tregojnë në përkrahjen e organizatave djathtiste të cilët ”promovojnë vlerat konservative të cilët janë të pranueshme për pjesën më të madhe të shoqërisë ruse”.

 

Rojtersi thekson edhe fjalët e nënkryetarit të fondit të Marshalit Ivan Vejvodës i cili ka vlerësuar se edhe përkundër përpjekjeve më të mira të Rusisë, busulla e Serbisë është drejtuar kah Bashkimi Evropian dhe se me siguri nuk do të ndryshojë.