“Shteti Islamik” ka ekzekutuan rreth 1.500 njerëz në 5 muaj
Grupi i Shtetit Islamik (IS) ka ekzekutuar rreth 1.500 njerëz në Siri në pesë muaj që kur ai shpalli krijimin e një Halifati, ka thënë një grup monitorues të hënën.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka dokumentuar ekzekutimin e 1.429 njerëzve që nga dita kur Shteti Islam shpalli 'Halifatin' e tij në muajin qershor, tha drejtor i grupit, Rami Abdel Rahman.
Shumica e viktimave në Siri kanë qenë civilë, tha ai.
Nga numri i përgjithshëm i njerëzve që ju ka pre koka ose u qëlluan për vdekje në vrasjet masive nga Shteti Islam 879 kanë qenë civilë, rreth 700 prej tyre anëtarë të fisit Shaitat.
Fisi Sunni Shaitat, nga provinca lindore e Deir El Zor, u ngrit kundër grupit militant në mes të viti 2014.
Kurse 63 të vrarë ishin anëtarë të grupeve të tjera rebele ose e rivale të Frontit Al-Nusra, që kanë luftuar kundër Shtetit Islamik në veri dhe në lindje, tha Abdel Rahman.
483 ishin ushtarë regjimit, ndërsa katër të tjerët ishin anëtarë të akuzuar për korrupsion ose shkelje të tjera të pretenduara, tha Abdel Rahman.
Ndërkohë, një francez i ri ishte një nga militantët në videon që u shfaq për të treguar kokës e ushtarëve sirianë dhe një punonjësi të ndihmave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thanë prokurorët të hënën.
Ky i ri besohet të jetë 22-vjeçari, Maxime Hauchard nga një fshat i vogël në Normandi të Francës veriore.
Ai mendohet që është nisur për në Siri në muajin gusht, 2013, pas qëndrimit në Mauritani në vitin 2012, tha për gazetarët Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve.
TV irakian tha se ka mbërritur në Bagdad udhëheqësi i Shtabit të Ushtrisë, gjeneral Martin Dempsey. Kjo është vizita e tij e parë në Irak që prej kohës kur një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës filloi një fushatë të sulmeve ajrore kundër grupit.
Gjenerali Martin Dempsey, një veteran i luftës në Irak, arriti të shtunën për një vizitë të paparalajmëruar më parë.
Udhëtimi i tij vjen dy ditë pasi ai i tha Kongresit se Shtetet e Bashkuara do të marrin në konsideratë për të dërguar një numër modest të forcave amerikane për të luftuar me trupat e Irakut.