Shteti Katolaik i Kosovës diskriminon qytetarët mbi baza etnike dhe fetare
Por fjalia që të bën më shumë përshtypje në intervistën e Jahjagës është gënjeshtra e saj e madhe kur ajo thotë që Kosova është shtet civil, që nuk bazohet në dallimet kombëtare dhe fetare”.
Në një intervistë që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dhënë për Radio Televizionin e Vojvodinës javën e kaluar, ndër të tjera ajo i ka bërë thirrje qytetarëve që kanë braktisur Kosovën pas luftës që të kthehen në shtëpitë e tyre pasi sipas saj Kosova është shtet civil, që nuk bazohet në dallimet kombëtare dhe fetare”. Apeli i presidentes së Kosovës duket se u është adresuar atyre mijëra qytetarëve serbë, ashkali, boshnjakë dhe të kombësive e feve të tjera, të cilët pas pushtimit të Kosovës nga NATO në 1999 dhe çlirimit të saj nga Jugosllavia u detyruan të braktisin vendin njëherë e mirë. Ftesa që presidentja kosovare u ka bërë të dëbuarve nga lufta që të kthehen në Kosovë, duket qartë që nuk e ka burimin te vetë presidentja Jahjaga, por te komanduesit amerikanë të shtetit të ri kosovar. Në përpjekjet e tyre për të sjellë stabilitet në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ata përdorin pushtetarët që kanë instaluar vetë në pushtet në Prishtinë, që të flasin çfarë duan ata. Por fjalia që të bën më shumë përshtypje në intervistën e Jahjagës është gënjeshtra e saj e madhe kur ajo thotë që Kosova është shtet civil, që nuk bazohet në dallimet kombëtare dhe fetare”.
Kjo gënjeshtër e presidentes së emëruar nga ambasadori Dell në Prishtinë, kontradiktohet nga fjalimi që ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka bërë po në javën e kaluar në simpozium ndërkombëtar që Ipeshkvia Katolike dhe i dërguari i Papës për Kosovën, Juliusz Janusz organizuan në Prishtinë me rastin e 1700-vjetorit të shpalljes së Ediktit të Milanit nga Perandori Kostandin. Në këtë simpozium fetar katolik i cili përkujtonte themelimin e Krishtërimit e në veçanti atij Katolik, merrnin pjesë një sërë institucionesh shtetërore kosovare, si Ministria e Jashtme, Instituti Albanologjik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Instituti i Arkeologjisë. Ministri Enver Hoxhaj, i cili ka ndaluar me ligj që vajzat besimtare me shami të frekuentojnë shkollat publike në Kosovë, në fjalën që mbajti në simpozium deklaroi hapur dhe qartë që simbole identitare të shtetit NATO-ist kosovar janë shenjtorët dhe të lumturit katolikë që nga Konstandini i Madh, Nënë Tereza, Pjetër Budi, Pjetër Bogdani dhe martirët e krishterë Shën Flori e Lauri. Si për ti treguar njëherë e mirë muslimanëve shqiptarë dhe ortodoksëve se ata nuk kanë vend në Kosovë, ministri Hoxhaj deklaroi se Dardania antike i ka takuar arealit kulturor latin, që gjuha në Kosovë ka qenë shkruar me gërma latine dhe Gjegj Fishta e Mit’hat Frashëri në Kongresin e Manastirit në 1908 morën vendimin për të shkruar gjuhën shqipe me alfabetin latin pasi në këtë mënyrë ata i konfirmonin besnikërinë e tyre Evropës (katolike) dhe shkëputeshin nga Lindja (ortodokse, islamike). Ministri Hoxhaj e mbyllte fjalimin e tij duke treguar se lidershipi i sotëm kosovar apo më saktë “elitat politike” të tij “kanë parapërcaktuar orientimet për rolin e një shteti apo të një shoqërie në një situatë të caktuar gjeopolitike.”
Dhe se shteti i Kosovës nuk kishte “alternativë tjetër veç se të jetë pjesë e botës dhe institucioneve euroatlantike, meqë identiteti i Kosovës është identitet europian.” Në fund ai konkludonte duke gënjyer se “populli i Kosovës” “asnjëherë gjatë historisë… nuk i është dorëzuar ndonjë qytetërimi tjetër, por ka mbetur pjesë e pandashme e botës dhe e qytetërimit europian.” Deklaratat fetare dhe historikisht të gabuara të ministrit të jashtëm Hoxhaj, por edhe fjalimi që presidentja Jahjaga mbajti në tetor të vitit 2011 në Zym të Hasit apo edhe më parë, kur ajo ka shpalosur haptaz besimin e saj institucional në ligjet e fiseve katolike, Kanunin e Lekë Dukagjinit, apo deklaratat e saj që e përshkruajnë Skënderbeun si hero të Katoliçizmit kundër Islamit, tregojnë troç dhe qartë që shteti i Kosovës çdo gjë mund të jetë por vetëm shtet civil, që nuk bazohet në dallimet kombëtare dhe fetare” nuk mund të jetë. Sulmet që presidentja dhe ministrat e Kosovës, sikur zoçka e Hashim Thaçit, Vlora Qitaku apo zogu i ministrit Hoxhaj, Petrit Selimi, apo kërcënimet e Halil Matoshit për tu hequr shtetësinë qytetarëve muslimanë të Kosovës që luftojnë në Siri me al-Kaedën dhe jo me Ushtrinë e Lirë Siriane të NATO-s, tregojnë mirë e qartë që Kosova sot është një koloni katolike e NATO-s në Ballkan ku muslimanët, ortodoksët dhe njerëzit e etnive të tjera nuk kanë vend dhe nuk mund të jetojnë të sigurtë dhe në liri.
Ndërsa shteti i Kosovës dhe zyrtarët e tij, lehin pa pushim që janë katolikë dhe se kanë vendosur tashmë orientimet gjeopolitike dhe fetare për të ardhmen e qytetarëve të tyre, mercenarët e shoqërisë civile kosovare sikur Halil Matoshi i kërcënojnë muslimanët shqiptarë se do u bëjnë atë që as Sllobodan Millosheviçi nuk u ka bërë – heqjen e shtetësisë. Kosova e sotme nuk i ngjan as Kosovës së Titos dhe as asaj të Vilajetit të Kosovës së kohës së Perandorisë Osmane, kur ortodoksët, muslimanët, katolikët, çifutët dhe qafirët jetonin në paqe dhe harmoni me njëri tjetrin. Në Kosovën e sotme, e cila për simbole shtetërore ka katolikë si Skënderbeu, Nënë Tereza dhe Kostandini i Madh, muslimanët shqiptarë janë kthyer sikur moriskot në Andaluzinë e pushtuar nga katolikët në kohën e Rikonkuistës. Muslimanët nuk kanë të drejta të barabarta me pakicën katolike apo me pushtetarët laik-katolik kosovarë të cilët qeverisin vendin me Kanun dhe jo me ligje shekullare e demokratike. Fati i muslimanëve i prêt edhe pakicat e tjera etnike dhe fetare të vendit.
Qytetarët e Kosovës, të cilët janë larguar nga Kosova pas pushtimit nga NATO në 1999 do të bënin mirë që të mos i besonin gënjeshtrave të Atifete Jahjagës dhe shefave të saj. Kosova me të vërtetë u çlirua nga dhuna e Millosheviçit në vitin 1999, por sot ajo dhunë është zëvendësuar me “dhunën e butë” fetare, ekonomike, institucionale dhe politike të regjimit laik-katolik Jahjaga-Thaqi. Kosova e sotme nuk është në asnjë mënyrë një shtet civil, që nuk bazohet në dallimet kombëtare dhe fetare” siç ka deklaruar zoçka e ambasadorit Dell në Radio Televizionin e Vojvodinës. Faktet që shprehin vetë pushtetarët kosovarë, librat shkollorë të Kosovës, vendimet qeveritare, politikat identitare, statujat që vendosen në hapësira publike etj tregojnë qartë që Republika e Kosovës është një diktaturë laik-katolike, tamam si diktaturat që perandorët romak që nga Kostandini i Madh e deri te Theodhosi instaluan mbi Dardaninë e Lashtë, kur ata vendosën që të përhapin me dhunë fenë Trinitare që shpiku Kostandini, Heretiku i Madh i Krishtërimit. Në Kosovë ku simbolet shtetërore dhe orientimi politik është katolik, shqiptarët muslimanë dhe serbët ortodoksë janë qytetarë të dorës së dytë. Për këtë arsye ata bëjnë mirë që ta bojkotojnë regjim e sotëm të Prishtinës, i cili në kalkulimet e tija gjeostrategjike është ngritur që të bëhet varr i Islamit dhe Ortodoksisë, dy feve madhështore të Lindjes.