Latin Amerika

Venecuela përze tre dipllomat amerikan

src=http://mediaelire.net/images/venezuela.jpg

Presidenti i Venecuelës Maduro ka lajmëruar se vendi duhet të përjashtojë tre diplomat amerikan mbi baza të sabotimit të stabilitetit të vendit.

“Shporruni nga Venecuela  aliena, kthehuni në shtëpi” tha ai në një fjalim televiziv.

Kështu tre amerikanëve u dha afat 48 orë për t’u larguar nga vendi, pas kërkesës së presidentit i cili caktoi ministrin e jashtëm, Elias Jaua, që të merrej me shoqërimin e tyre.

Lajmërimi është bërë gjatë një fjalimi që presidenti po mbante para 200 ushtarëve të forcave ushtarake kombëtare.

Presidenti Maduro ka ruajtur të njëjtin qëndrim siç edhe më parë Hugo Chavez ka mbajtur karshi politikave amerikane gjë e cila është pritur shumë ngrohtë nga Venecuela.

Ndërsa Ambasada Amerikane në Venecuelë nuk është prenoncuar ende në lidhje me çështjen në fjalë duke u justifikuar me faktin se nuk u ka ardhur ende një shkarkim zyrtar.

Presidenti Maduro ja vë fajin politikave amerikane për shumicën e problemeve në vend madje edhe për dështimin më të madh të kohëve të fundit në fushën e Elektroenergjitikës si pasojë e të ashtuquajturës : forcat e errëta të imperializmit amerikan”.

Presidenti gjithashtu mungesën kronike të vendit për mallra bazike në një luftë ekonomike e udhëhequr nga Washingtoni mbi vendin socialist.

Këshilltarët e Maduros thonë se nuk është faji i SHBA-së për  problemet në vend dhe se të mbash marrdhënie jo të mira me Washingtonin nuk është një lëvizje e mirë për të ardhmen e vendit.

SHBA është i vetmi vend që nuk ka dhënë njohjen e Maduros në zgjedhjet për president gjatë mujit  prill. Përjashtimi i dipllomatëve amerikan është vetëm ngjarja e fundit nën vazhdën e sherreve politike midis Karakasit dhe Washingtonit. Ndërsa disa kritik thonë se kjo do të çojë në polarizimin politik të vendit, këshilltarët e Maduros e përkrahin atë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të vendit.