Amerike

Stephen Lendman: Shumica e amerikanëve të ç’orientuar nga përrallat e mediave kryesore

src=http://mediaelire.net/images/stephen%20lendman.jpg

Press TV ka bërë një intervistë me Stephen Lendman, i ftuar i radios dhe autori i një artikulli publikuar në MintPress Neës i cili deklaroi se armët që janë zbuluar në Siri sipas tij mund të jenë sponsorizuar nga Arabia Saudite me urdhër të princit Bandar Sulltan. Më poshtë do të lexoni intervistën e zhvilluar me të.

Press TV : Këtu ne kemi një tjetër shembull të provave që vërtetojnë se pas armëve kimike në Ghouta qëndron si bashkëpuntor dhe këtë e ka pranuar mbreti Bandar ose një parti e lidhur me të.

Nëse pretendohet që qeveria Siriane ka dorë në sulmet kimike në Ghouta atëherë përse ky lajm nuk do të ishte pëshpëritur në të gjitha mediat perëndimore?

Lendman: E po dihet, media amerikane shpërndan vetëm gënjeshtra të mëdha ndaj dhe unë i quaj media faqezeza. Ato publikojnë një gënjeshtër pas tjetrës duke akuzuar padrejtësisht Sirinë se ka kryer këto kryengritje sipas llojit më ëkstremist: Al- Kaeda, Al Nusra etj.

Dhe nuk ka dëshmi të shumta se këta njerëz kanë armë kimike çka do të thotë se ata janë të furnizuar nga Arabia Saudite. Princi Bandar është shumë i përfshirë. Ai është kreu i inteligjencës së Arabisë, ai është duke bërë këto lloje gjërash të liga për vite me rradhë.

Kryengritësit ishin përgjegjës për sulmin Ghouta. Rusia botoi disa informacione marsin e kaluar se kryengritësit ishin përgjegjës për një sulm me armë kimike në një periferi të Aleppos. Ajo e  paralajmëroi OKB-në me këtë informacion dhe OKB vendosi ta gropos atë, nuk e raportoi atë as dhe për mediat amerikane.

Press TV: Po evidentohet dita ditës nga mediat alternative, nëse mund t’i quajmë të tilla, ndër të cilat do të kisha përmendur Russia Today se paskësh qenë një ish zyrtar i Pentagonit, Michael Maloof i cili na paska pasur një letër në dorën e tij dhe paska deklaruar se inteligjenca amerikane është e vetëdijshme që kryengritësit janë në posedim të gazit sarin dhe se ky u është furnizuar përmes Turqisë.

Tashmë e gjithë kjo është kthyer në diçka haptazi për opinionin e publikut. Si mendojë atëherë SHBA t’ja dal mbanë me këtë?

Dhe siç thatë dhe ju qeveria ruse është duke e furnizuar OKB-në me një raport të detajuar të mbikqyrur nga Siria në lidhje me bashkëpunimin nga ana palës siriane në këtë mes?

Lendman:  Nga njëra anë ekziston një shprehje që :”Nëse një pemë bie në një pyll ku s’ka njeri dhe askush s’e degjon as nuk e sheh atëherë zërë se s’ka rënë.”

Por nga ana tjetër ekziston një tjetër shprehje e mrekullueshme: “Ajo që nuk mund të vazhdojë përgjithmonë s’ka për të vazhduar” dhe unë jam dakort plotësisht.

Ndoshta Amerika mund t’ja dalë edhe këtë herë por do të vijë një ditë, dita e shpërblimit dhe ka për ta gjetur Amerikën në një situatë e cila nuk do të jetë me në gjendje t’ja dalë.

Ka shumë gjëra të mrekullueshme që ndodhin në aspektin e furnizimit të popullit me informacion të vërtetë. Press TV është duke ja dalë mbanë , Russia Today  bën një punë të mrekullueshme, Zëri i Rusisë bën të njëjtën gjë ashtu si dhe media të tjera alternative, duke përfshirë edhe disa në Amerikë, ku njerëzit i janë kthyer më shumti këtyre burimeve  të informacionit  dhe duke ju larguar asaj që unë e quaj mediat faqezeza .

Dhe unë shkruaj në lidhje me këtë gjatë gjithë kohës. Do të vijë një moment që njerëzit informacionin do ta marrin nga burime të sigurta dhe nuk do të jetë më e mundur që të realizohet shtrembërimi i së vërtetës.

Nuk ka më dyshime se Sira është e pushtuar, dhe më shumë nga të gjithë ka faj Washingtoni për këtë: ai po  përdor armë terrori  për të vepruar sulme të frikshme kundrejt popullit sirian dhe është shumë e rëndësishme që kjo të raportohet.

Po shtohen dita ditës raportimet se njerëzit po ja dalin mbanë me këto lloj raportimesh. Shpresoj që në fund të fundit e vërteta do të triunfojë.