Kulturë

Qendra Kërkimore Kompjuterike Nur ofruan 30 figura të shquara muslimane

Zëvëndësi i Qendrës Ndërkombëtare Kompjuterike Kërkimore për Shkencat Islame Nur, Muhsin Meschi, tha se qndra planifikon të publikojë versionin dixhital të veprave të 30 figurave muslimane deri në fund të muajit mars 2015.

   

Duke folur për Agjencinë IQNA, Muhsen Meschi tha se 150 produkte software janë publikuar nga Qendra deri tani duke paraqitur veprat e   figurave të shquara të Botës Muslimane.  

     

Koleksionet e veprave të Ajetullah Fadhel Lankarani, Makarem Shirazi, Ruhani, Xhevadi dhe Ajetullah Hassanzadeh Amoli janë në mesin e produkteve digjitale të qendrës.

   

Disa produkte të tjera përfshijnë programet e mbajtura për të përkujtuar personalitete e mëdha muslimane si Ajetullah Ghazi dhe Ajetullah Asefi, tha ai. 

   

Muhsin Meschi shtoi se qendra ka plane për të paraqitur rreth 200 figura të shquara muslimane që jetojnë në periudha të ndryshme që nga epoka e hershme Islame duke përfshirë Shejh Mufid, Shejh Tusi, Mulla Sadra, Shejh Saduk, Mulla Muhsin, Feiz Kashani, Fazeli Naraki dhe Imam Gazaliun.


{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}