Palestine

Konflikti në Jerusalem përhapet në Bethlehem

Tensioni  në Jerusalem është përhapur në Betlehem, ku palestinezët kanë frikë  se diçka e madhe po vjen.
Tensioni në Jerusalem është përhapur në Betlehem, ku palestinezët kanë frikë se diçka e madhe po vjen.

Bethlehem –

 

      

Për muaj, bota ka qenë e fiksuar në Jerusalem. Sulmet ndaj  makinave, vrasje për hakmarrje, dhuna e kolonëve, prishja e shtëpive palestineze  dhe fati i kompleksit të Xhamisë al-Aksa,  Xhamia e tretë më e shenjta në Islam, e kanë mbajtur qytetit në rrezik të vazhdueshëm. 

   

Vrasja e pesë izraelitëve në një sinagogë  në Jerusalem - tre amerikanë dhe një anglez, që të gjithë me nënshtetësi izraelite - nga dy anëtarë të grupit majtist të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, mund të ketë sukses që të shtyjnë gjërat buzë greminës.
    

Sidoqoftë, Jerusalemi nuk është i vetmi  qytet i shenjtë që ka përjetuar trazira të përditshme. Bethlehemi dhe zona përreth, janë vende të lashta biblike dhe kampet e refugjatëve të ngritura pas krijimit të Izraelit në vitin 1948, kanë qenë mikpritëse të intensifikimit të përleshjeve midis izraelitëve dhe palestinezëve.
   

Çfarë ndodh në Jerusalem, ndodh këtu, ka thënë  për Al- Xheziren, Mustafa al-Araxh, një banor 27 vjeçar i kampit të refugjatëve Aida në Bethlehem. Ai beson se ngjarjet e Jerusalemit dhe ato të Bethlemit janë të pandashme. Kur ka një problem atje, ne merremi me atë në Aida.