Liban

Udhëheqësit muslimanë libanezë kërkojnë bashkim

Myftiu i Libanit, Abdel-Latif Derian
Myftiu i Libanit, Abdel-Latif Derian

Muslimanët e Libanit nuk do të bien në kurth të armiqëve, planet e krijuara prej tyre për grindje, ndarje, përçarje mes nesh, do të dështojnë, tha të martën, Myftiu i Libanit, Abdel-Latif Derian, pas takimit me një figurë të shquar të muslimanëve shia.

  

Ne dhe shkëlqesia e tij,  imami, pajtohemi se bashkimi islamik duhet të shkojë përtej teorive dhe sloganeve, duhet të merremi me aktualitetin në sensibilizimin e të gjithë muslimanëve, tha Myftiu i Libanit, Abdel-Latif Derian, pas takimit me Shejh Abdel-Amir Kabalan, përfaqësues i Këshillit të Lartë Islamik të Muslimanëve Shi’itë të Libanit.

   

Myftiu theksoi se kultura e unitetit islam duhet të përhapet dhe të futet në të gjitha sektet muslimane, raportoi Daily Star e Libanit.

       

Ne besojmë në të njëjtën fe, të njëjtin libër dhe të njëjtën pejgamber, tha Myftiu i Libanit, Abdel Latif Derian. Shqetësimet dhe përgjegjësitë tona janë të njëjta.

   

Grindjet sektare nuk do të ndodhin në Liban, shtoi ai. Dhe kushdo që përpiqet për të ofruar grindje do të dështojë.

    

Shejh Abdel-Amir Kabalan i bëri jehonë fjalëve të Myftiu, duke theksuar se muslimanët janë vëllezër, dhe ata duhet të punojnë së bashku për Libanin, për të mbrojtur atë duke ruajtur unitetin kombëtar.

  

Imami Shia tha se uniteti i tillë do të jetë arma më e mirë kundër dy projekteve, të sionistëve dhe tekfiristëve, të cilët, tha ai, janë dy fytyrat e të njëjtës monedhë.